Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë – Instituti i Historisë, Tiranë
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Shkup
Njoftim
Konferenca Shkencore:
“KOSOVA 1989-1999: ORGANIZIMI DHE QËNDRESA PËR ÇLIRIM”
Prishtinë, 12 qershor 2024
Tezat e Konferencës:
- Ndryshimet kushtetuese dhe reagimi i shqiptarëve;
- Veprimtaria e organizatave të fshehta me karakter çlirimtar dhe platformat e tyre për çlirimin e Kosovës;
- Pluralizmi politik dhe programet për Kosovën;
- Formimi dhe funksionimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në rrethana të okupimit;
- Ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës;
- Ushtria Çlirimtare e Kosovës: parahistoria dhe historia e saj;
- Kontributi i mediumeve për çlirimin e Kosovës;
- Qëndresa e të burgosurve politikë shqiptarë në burgjet serbe;
- Arsimi, kultura, arti, shëndetësia, sporti, shoqatat dhe organizatat në shërbim të lirisë së Kosovës;
- Roli i mërgatës shqiptare për çlirimin e Kosovës;
- Shteti shqiptar për lirinë dhe çlirimin e Kosovës;
- Roli i faktorit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës.
Studiuesit e interesuar, titujt e temave së bashku me abstraktet mund t’i dërgojnë deri më datën 29 shkurt 2024, në e-mail adresën [email protected].
Me respekt,
Këshilli Organizues