KONKURS – Instituti i Historisë ‘Ali Hadri’ Prishtinë

2023-11-13T13:48:47+00:00

Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë Institute of History “Ali Hadri” – Prishtina Institut za Istoriju “Ali Hadri” – Priština K O N K U R S 1. Një Hulumtues të pavarur për shek.XVI-XVIII –rizgjedhje K O N K U R S 1 (Jedan) Nezavisni istraživači za XVI-XVIII vekove- izbor

KONKURS – Instituti i Historisë ‘Ali Hadri’ Prishtinë2023-11-13T13:48:47+00:00

KATALOG I BOTIMEVE TË INSTITUTIT TË HISTORISË: 1967-2022

2023-11-13T14:02:20+00:00

KATALOG I BOTIMEVE TË INSTITUTIT TË HISTORISË: 1967-2022 në 55-vjetorin e themelimit Instituti i Historisë, si një ndër institucionet më të vjetra kërkimore-shkencore në Kosovë, në 55-vjetorin e themelimit të tij, ju prezanton katalogun e botimeve të veta që përfshijnë harkun kohor 1967-tetor 2022. Këto botime përfshijnë: studime autoriale, monografi, botime të veçanta, botime me dokumente, përmbledhje me kumtesa si dhe revistat shkencore, të përgatitura, kryesisht, nga punëtorët shkencorë të Institutit dhe bashkëpunëtorët e tij. Roli dhe kontributi i Institutit të Historisë në fushën kërkimore-shkencore që nga themelimi deri në ditët e sotme më së miri dëshmohet përmes këtij Lexo më shumë

KATALOG I BOTIMEVE TË INSTITUTIT TË HISTORISË: 1967-20222023-11-13T14:02:20+00:00

“KOSOVA GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE 1941-1945”

2023-11-13T14:03:42+00:00

“KOSOVA GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE 1941-1945” Dr. Haxhi Ademi Monografia trajton ngjarje, personalitete dhe fenomene shumëdimensionale politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore-arsimore, që e kanë karakterizuar Kosovën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë monografi paraqitet një skemë e përgjithshme e Kosovës nën sundimin e Mbretërisë Jugosllave në vitet 30-të të shek. XX; shpaloset situata ndërkombëtare në fillim të Luftës së Dytë Botërore, pushtimi i Shqipërisë nga Italia dhe qëndrimi i Fuqive të Mëdha dhe i shteteve fqinje ndaj pushtimit të saj, si dhe reflektimi te shqiptarët në Kosovë. Gjithashtu është pasqyruar pushtimi i Jugosllavisë dhe në veçanti pushtimi Lexo më shumë

“KOSOVA GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE 1941-1945”2023-11-13T14:03:42+00:00

ÇËSHTJA E SHQIPTARËVE NË JUGOSLLAVI NË SFONDIN E MARRËDHËNIEVE NDËRMJET SHQIPËRISË DHE JUGOSLLAVISË 1918-1939

2023-11-13T14:05:23+00:00

ÇËSHTJA E SHQIPTARËVE NË JUGOSLLAVI NË SFONDIN E MARRËDHËNIEVE NDËRMJET SHQIPËRISË DHE JUGOSLLAVISË 1918-1939 Dr. Skender Lutfiu Në këtë monografi është pasqyruar në mënyrë objektive trajtimi i çështjes së shqiptarëve në Jugosllavi në kuadër të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë në periudhën ndërmjet Dy Luftërave Botërore. Mbi bazën e burimeve të shumëllojshme, autori ka zbërthyer në imtësi çështje mjaftë komplekse si: Raportet diplomatike shqiptaro-jugosllave; Përpjekjet e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset e tjera etnike për të avancuar të drejtat e tyre në kuadër të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, respektivisht Mbretërisë së Jugosllavisë; Veprimtarinë e Komitetit të Kosovës, Lëvizjes së armatosur Lexo më shumë

ÇËSHTJA E SHQIPTARËVE NË JUGOSLLAVI NË SFONDIN E MARRËDHËNIEVE NDËRMJET SHQIPËRISË DHE JUGOSLLAVISË 1918-19392023-11-13T14:05:23+00:00

Zyrtar përgjegjës për sinjalizim

2023-11-13T14:06:50+00:00

Zyrtar përgjegjës për sinjalizim, në kuadër të institutit të Historisë është Arbër Kuçi.

Zyrtar përgjegjës për sinjalizim2023-11-13T14:06:50+00:00
Go to Top