Arbër Kuçi
Arbër Kuçi
Datëlindja: 05.09.1983
Vendlindja: Lutogllavë, Pejë
Kombësia: Shqiptar
Gjendja civile: I martuar
Adresa: Prishtinë
Sekretar i institutit, master i shkencave juridike
- Shkollën fillore e kreu në Zahaq, ndërsa të mesmen në shkollën e Mjekësisë “Ramiz Sadiku” në Pejë.
- Në vitin akademik 2003/2004 në Universitetin e Prishtinës, është regjistruar në Fakultetin Juridik, ku u diplomua dhe mori titullin Jurist i Diplomuar.
- Në vitin akademik 2006/2007, studimet pasuniversitare i vijoi po ashtu në po të njëjtin Fakultet në Drejtimin Penal-Juridik. Në vitin akademik 2010-2011 mbaroi studimet pasuniversitare me temën: “Dënimi si sanksion penal”, dhe mori gradën shkencore, Master i Shkencave Juridike.
- Ka qenë i angazhuar asistent në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, po ashtu ka qenë edhe ligjërues në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” në Fakultetin Juridik, asistent në Universitetin publik ”Haxhi Zeka” në Pejë, Fakulteti Juridik.
- Në kohën sa ishte student ishte kryetar i Parlamentit të Studenteve të Universitetit të Prishtinës.
- Po ashtu ka vijuar një punë praktike te avokati Domenikus Zettel në Ludvigshafen në Gjermani për një periudhë kohore dy vjeçare.
- Nga viti 2014 punon në detyrën e sekretarit në Institutin e Historisë “Ali Hadri”.
Ka vijuar trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, duke filluar me seminare dhe vizita studimore në Universitete të ndryshme evropiane si në Akademinë Evropiane të Berlinit, në Universitetin e Vjenës në Universitetin e Budapestit, e në Universitetin e Napolit.
GJUHËT E HUAJA:
Flet mirë gjuhën angleze.