Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë
Institute of History “Ali Hadri” – Prishtina
Institut za Istoriju “Ali Hadri” – Priština

Thirrje për botim në revistën shkencore “Kosova”

Redaksia e revistës shkencore “Kosova”, organ i Institutit të Historisë “Ali Hadri – Prishtinë, përmes këtij njoftimi fton dhe mirëpret punime shkencore dhe materiale të tjera (kumtesa, materiale arkivore në gjuhën shqipe ose të përkthyera në shqip nga një gjuhë e huaj, recensione etj.) të studiuesve nga fusha e historisë, për numrin e ri 49/2024.

Punimet shkencore dhe materialet e tjera (kumtesa, materiale arkivore në gjuhën shqipe ose të përkthyera në shqip nga një gjuhë e huaj, recensione etj.), duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën zyrtare [email protected], deri më 31 korrik 2024.

Punimet shkencore mund të botohen në një vëllim (numër) deri në 1 t/a (deri në 16 faqe) me font të shkronjave Times New Roman, me numër 12 të shkronjave dhe distancë 1.15 mes rreshtave dhe paragrafëve. Fusnotat renditen me numra, nuk duhet të përmbajnë hapësirë midis rreshtave dhe duhet të jenë me numër 10 të madhësisë së shkronjave. Studimet shkencore duhet të përmbajnë abstraktin (shkurtoren) jo më shumë se 1500 karaktere, fjalët çelës jo më shumë se 5 fjalë, një përmbyllje ose përfundim e cila duhet të jetë e shkurtër (deri në 1500 karaktere). Studimet shkencore duhet të kenë të përgatitur nga autori i punimit një përmbledhje (Summary), e cila, nga redaksia apo autori, përkthehet në gjuhën angleze, deri në 2000 karaktere. Rregullat e citimit duhet të jenë sipas stilit të Universitetit të Çikagos. Nuk botohen punimet në vazhdime ose punimet e botuara më parë në ndonjë revistë, faqe interneti apo si pjesë e ndonjë libri.

Me rastin e dorëzimit në redaksinë e revistës shkencore “Kosova”, çdo material duhet të përmbajë këto elemente:

Emri, mbiemri dhe titulli (grada shkencore i/e autor/it/es ose autorëve)
Emri dhe adresa e institucionit të autorit (autorëve)
Adresa elektronike e autorit (autorëve)

Materialet që nuk përmbajnë këto elemente, nuk do të merren në shqyrtim.

Të gjitha punimet, materialet dhe kumtesat e studiuesve iu shpërndahen ekspertëve të fushave përkatëse të redaksisë pa emrin e autorit të tyre (në formë të koduar).

Rregullimet, vlerësimet, rekomandimet, sugjerimet dhe refuzimet e materialeve nga anëtarët e redaksisë i transmetohen autorëve pa emrin dhe mbiemrin e redaktorit.

2024-01-23T12:56:39+00:00
Go to Top