ÇËSHTJA E SHQIPTARËVE NË JUGOSLLAVI NË SFONDIN E MARRËDHËNIEVE NDËRMJET SHQIPËRISË DHE JUGOSLLAVISË 1918-1939

Dr. Skender Lutfiu

Në këtë monografi është pasqyruar në mënyrë objektive trajtimi i çështjes së shqiptarëve në Jugosllavi në kuadër të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë në periudhën ndërmjet Dy Luftërave Botërore. Mbi bazën e burimeve të shumëllojshme, autori ka zbërthyer në imtësi çështje mjaftë komplekse si:

Raportet diplomatike shqiptaro-jugosllave;
Përpjekjet e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset e tjera etnike për të avancuar të drejtat e tyre në kuadër të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, respektivisht Mbretërisë së Jugosllavisë;
Veprimtarinë e Komitetit të Kosovës, Lëvizjes së armatosur guerile (Levizjes Kaçake) dhe Xhemijetit, që ishte partia e vetme legale e shqiptarëve në Jugosllavi. Përpjekjet diplomatike të Tiranës zyrtare që në marrëdhëniet dypalëshe në tryezën e diskutimeve të hedhnin: çështjen e shqiptarëve në Jugosllavi. Pasqyrimi në plotni i veprimtarisë diplomatike në periudhën e sipërshënuar i personaliteteve kryesore të skenës politike shqiptare, si: Ahmet Zogut, Hasan Prishtinës, Fan Nolit etj, bashkëpunimin, afrimin dhe përplasjet nëskenën politike gjithëshqiptare etj.