Veprimtaria botuese
Instituti i Historisë që nga themelimi zhvillon veprimtarinë e vet botuese. Në kuadër të kësaj veprimtarie instituti ka botuar që nga viti 1972 Revistën Shkencore “KOSOVA-KOSOVO” në gjuhën shqipe dhe serbo-kroate.. Nga viti 1995 kjo revistë është botuar vetëm në gjuhën shqipe me emrin “KOSOVA”. Instituti kishte edhe edicionin “Në Flakën e Revolucionit” në gjuhën shqipe dhe “U Vatri Revolucije” në gjuhën serbo-kroate. Nga ky edicion janë botuar 11 numra. Gjithashtu Instituti i Historisë nga viti 1994 deri më 1999 ka botuar revistën historiko-politike “KOSOVA” në gjuhën angleze dhe shqipe.
Brenda këtyre viteve Instituti nxori një numër botimesh të veçanta të punëtorëve shkencorë dhe të bashkëpunëtorëve të jashtëm. Këto botime janë rezultat i projekteve të hartuara në Institut. Kryesisht janë studime monogrfike, por edhe botime të përbashkëta nga Historia e Kosovës dhe nga historia shqiptare e periudhave të ndryshme.