REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVA
INSTITUTI I HISTORISË “ALI HADRI” – PRISHTINË
REPUBLIC OF KOSOVO
INSTITUTE OF HISTORY “ALI HADRI” – PRISHTINA
QEVERIA E KOSOVËS – VLADA KOSOVA
INSTITUT ZA ISTORIJU “ALI HADRI” – PRIŠTINA

                                                                          GOVERNMENT OF KOSOVA                                                                       

Prishtinë, 19.10. 2021

Në bazë të Ligjit nr. 04/L-135 për Veprimtari Kërkimore-Shkencore (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 11/02 maj 2013), Statutit të Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, neni 32, Ligjit të Punës nr. 03/L212, Udhëzimit Administrativ (MPMS) nr. 07/2017, për rregullimin e procedurave të konkursit nё sektorin publik, shpallë:

Thirrje për shprehje interesi

Ekspert shkencor nga fusha e historisë për pjesëmarrje në realizimin e projektit shkencor: “Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve, 1877-1999”

Në kuadër të projekteve shkencore kolektive të bazuara në Ligjin për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, nr. 04/L-135, Statutin e Statutin e Institutit të Historisë dhe në planifikimet afatmesme dhe afatgjata, Instituti i Historisë “Ali Hadri”, si hartues dhe koordinator i projektit,  ka për qëllim realizimin e projektit shkencor: “Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve,  1877-1999”. Për realizmin e projektit, ftohen të interesuarit për pjesëmarrje si në vijim:

– Ekspert/studiues tematik për hartimin e pjesëve të veçanta të projektit shkencor kolektiv “Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve, 1877-1999”.

– Instituti i Historisë “Ali Hadri”, synon të kontraktojë ekspert/studiues të jashtëm dhe të brendshëm në implementimin e projektit “Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve, 1877-1999”. Studiuesit e interesuar duhet të ofrojnë materiale, dëshmi, dokumente dhe tekste të shkruara për tema të caktuara që kontribuojnë në realizimin e projektit.

Procedura e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:

  • Curriculum vitae (CV) në gjuhën shqipe, serbokroate apo angleze,
  • Letër motivimi ku të shpjegojnë ndër të tjera, orientimin e tyre për temën specifike që mund të mbulojnë në projekt,
  • Dëshmi të punëve të përfunduara ose në proces që kanë lidhshmëri me projektin (nëse ka të tilla).

Dokumente të tjera mbështetëse (dëshmi për pjesëmarrje në projekte shkencore, letra reference nga eksperiencat e mëparshme, etj.).

Përzgjedhja e të interesuarve do të bëhet nga komisioni i formuar nga Këshilli Shkencor i Institutit.

Thirrja mbetet e hapur 7 ditë pune nga dita e publikimit.

Kandidatët e përzgjedhur do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Instituti.

Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën: Instituti i Historisë në Prishtinë, pa numër (Ndërtesa e re e Institutit dhe në e-mail adresë: [email protected].

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni në këtë nr. tel: 038/512-303, prej orës 08:00 – 16:00.