Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë
Institute of History “Ali Hadri” – Prishtina
Institut za Istoriju “Ali Hadri” – Priština

Thirrje për botim në revistën shkencore “Kosova”

Redaksia e revistës shkencore “Kosova”, organ i Institutit të Historisë “Ali Hadri – Prishtinë, përmes këtij njoftimi fton dhe mirëpret punime shkencore, artikuj dhe materiale të tjera (kumtesa, materiale arkivore të përkthyera në gjuhën shqipe, recensione etj.) të studiuesve të historisë për numrin e ardhshëm të revistës (numrin 48).

Punimet, artikujt, materialet, kumtesat, recensionet etj., duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën zyrtare [email protected], deri më 31 korrik 2023.

Punimet shkencore mund të botohen në një vëllim (numër) prej 7-16 faqe (deri në 1 tabak autori) me font të shkronjave Times New Roman, me numër 12 të shkronjave dhe distancë 1.5 mes rreshtave dhe paragrafëve. Fusnotat (sipas Stilit të Çikagos) renditen me numra, nuk duhet të përmbajnë hapësirë midis rreshtave dhe duhet të jenë me numër 10 të madhësisë së shkronjave. Ato duhet të përmbajnë abstraktin (shkurtoren) jo më shumë se 200 fjalë, fjalët çelës jo më shumë se 5 fjalë, një përmbyllje ose përfundim e cila duhet të jetë e shkurtër (jo më shumë se 200 fjalë). Veç kësaj, punimet duhet të kenë të përgatitur nga autori i punimit një përmbledhje (Summary), e cila, nga redaksia apo autori, përkthehet në gjuhën angleze, midis 200-500 fjalë.

Me rastin e dorëzimit në redaksinë e revistës shkencore “Kosova”, çdo material duhet të përmbajë këto elemente:

  • Emri, mbiemri dhe titulli (grada shkencore i/e autor/it/es ose autorëve)
  • Emri dhe adresa e institucionit të autorit (autorëve)
  • Adresa elektronike e autorit (autorëve)

Të gjitha punimet, materialet dhe kumtesat e studiuesve iu shpërndahen ekspertëve të fushave përkatëse të redaksisë pa emrin e autorit të tyre (në formë të koduar).
Rregullimet, vlerësimet, rekomandimet, sugjerimet dhe refuzimet e artikujve nga anëtarët e redaksisë i transmetohen autorëve pa emrin dhe mbiemrin e redaktorit.

Artikujt që nuk përmbajnë këto elemente, nuk do të merren në shqyrtim.

2023-11-13T13:35:34+00:00
Go to Top