Frashër Demaj
Ditëlindja: 08.07.1973
Vendlindja: Pejë (Radavc)
Kombësia: Shqiptar
Gjendja civile: I Martuar
Adresa: Prishtinë
e-mail: [email protected]
[email protected]
www.ashak.org
www.ih-rks.org
tel: tel. ++383 38 512 303
mob. ++383 44 124 719
Doktor i shkencave historike, Këshilltar shkencor
Frashër Demaj është i lindur me 08.7.1973 në Radavc të Pejës. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa të mesmen në gjimnazin “11 Maji” tani “Bedri Pejani” në Pejë. Në vitin akademik 1991-1992 është regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë. Në këtë fakultet ka diplomuar më 22.2.1996 me temën “Kriza Lindore dhe Çështja Shqiptare 1875-1881”.
Në vitin akademik 1997-98 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës fillon studimet pasdiplomike në periudhën Koha e re, shek. XIX-XX dhe ka magjistruar më 25.3.2005, me temën: “Qëndrimi i Italisë ndaj Çështjes shqiptare 1875-1881”. Temën e doktoraturës me titull: “Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913” e ka mbrojtur 15.7.2009 në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës.
Mësimdhënës në:
Shkollën Fillore “Iliria” në Prishtinë –1996
Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë në vitin shkollor 1997-1998.
Shkollën Fillore “Elena Gjika” nga viti 1998
Gjimnazin Flologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë 1999-2000. Paralelisht ka punuar edhe në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë deri në vitin 2003.
Nga qershori i vitit 1999-2002 ka punuar si anëtar i redaksisë-gazetar i revistës “Kosovarja” në Prishtinë, poashtu një periudhë të shkurtër (vitin 2000) ka punuar në redaksinë e revistës “Rrezja” në Prishtinë. Në vitin 1999 ka punuar në cilësinë e gazetarit – në të përditshmen “Fakti” të Shkupit. Në vitin 2001 ka qenë drejtor i revistës për komunikacion “Tempulli”
Gjatë kohës së punës si gazetar ka botuar një numër të konsiderueshëm të artikujve me permbajtje historike, politike, kulturore, sociale etj
Nga korriku i vitit 2003 punon në Institutin e Historisë në fillim si asistent dhe më pas si hulumtues i pavarur dhe si bashkëpuntor shkencor për të vazhduar pastaj deri në korrik 2015 si Bashkëpuntor i Lartë Shkencor-Profesor i asocuar (inordinar).
Nga korriku 2015 është zgjedhur në gradën Këshilltar Shkencor-Profesor i rregullt (ordinar)
2010-2013 Frashër Demaj ka punuar në kolegjin JURIDICA në Prishtinë. Ka ligjeruar lëndët: Historia e Shtetit dhe së Drejtës, Komunikimi Nderkulturor dhe Metodat e Hulumtimit shkencor.
2010-2018 në Kolegjin FAMA në cilësinë e profesorit të lëndëve Histori e Shtetit dhe së Drejtës (2010-2013), Metodat e hulumtimit në shkenca politike dhe administratë publike, Metodat e Kërkimit Shkencor në studimet master (Juridik-Civil, Juridik-Penal, Shkencat e Sigurisë, Administratë Publike dhe Marëdhënie Nderkombëtare me Diplomaci), Shkathtësitë e Lidershipit, Teoria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ne master në drejtimin Marrëdhënie Nderkombëtare me Diplomaci.
Frashër Demaj ka ligjeruar (visiting profesor) në Universitetin e Barit Aldo Moro në Itali, në studimet master në programin Studimet e Paqës, Liritë dhe të drejtat e Njeriut.
Frashër Demaj ka marrë ftesë (visiting profesor) në Northern Illionis University (NIU) në Çikago të SHBA-ve
Gjatë viteve 2014-2018 ishte rektor i kolegjit FAMA në Prishtinë.
Frashër Demaj në dhjetor të vitit 2016 është zgjedhur Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).
MONOGRAFI DHE BOTIME TJERA TË VEÇANTA
1. Afrim Xhuraj, Jeta dhe vepra, Instituti i Historisë-Prishtinë, Prishtinë 2009.
2. Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913, Instituti i Historisë-Prishtinë, Prishtinë 2011.
3. Perandoria Osmane, botues CDRSEE, Cetinë, 2012 (autor i disa njësive)
4. Kombet dhe shtetet në Evropën Juglindore, botues CDRSEE, Cetinë 2012 (autor i disa njësive)
5. Luftërat Ballkanike, botues CDRSEE, Cetinë, 2012 (autor i disa njësive)
6. Lufta e Dytë Botërore, botues CDRSEE, Cetinë, 2012 (autor i disa njësive).
7. Monumentet kulturore të periudhës osmane, botues Instituti Goethe, Athinë 2012. (autor i disa njesive).
8. E Drejta e Bashkimit Europian, historia, institucionet, legjislacioni dhe politikat, Prishtinë 2015. (bashkautorësi)
9. Il Diritto Europeo e le politiche di integrazione, Edizioni Giussepe Laterza, Bari 2015. (bashkautorësi)
10. Mulla Zekë Berdynaj, intelektual, atdhetar e prijës fetar, Prishtinë 2016.
11. Великобритания и албанския въпрос 1875-1913, Sofje 2016.
12. The Cold War (1944-1990), Thessaloniki, 2016 (autor i disa njësive).
13. Wars, Divisions, Integration (1990-2008) Thessaloniki, 2016 (autor i disa njësive).
14. Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913 (ribotim), Prishtinë 2017.
15. Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913 (ribotimi i dytë), Zagreb 2018.
16. Fjalori Enciklopedik i Kosovës, autor i 32 zërave, Prishtinë 2018.
17. Vendbanimet e Kosovës, tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale (Leksikon), Vëllimi I, Qendrat Urbane (Peja- bashkëautor), Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë 2018.
18. Shqiptarët në dokumentet diplomatike të Britanisë së Madhe 1911-1912, (dokumente), Prishtinë 2019.
Frashër Demaj është paraqitur me kumtesa në Konferenca, Simpoziume, Sesione dhe tribuna shkencore në Kosovë dhe jashtë saj.
1. Diplomacia shqiptare dhe marrëdhëniet e Lidhjes së Prizrenit me Evropën, Prishtinë, 1998.
2. Aleanca Ballkanike dhe Shqipëria, Prishtinë nëntor 1998.
3. Mërgimtarët në luftën e Koshares,, Prishtinë më 19. 04. 2000.
4. Djathtizmi në Kosovë 1945-1990, Shkodër më 13-14 qershor 2005.
5. Bajram Curri në tekstet e shkollore të Historisë në Kosovë, Gjakovë më 8 korrik 2005.
6. Veprimtaria atdhetare e Azem (Miftar) dhe Ukë e Sejdi (Smajl) Demaj, Klinë 11-12 Dhjetor 2005.
7. Problemi i trajtimit dhe i përdorimit të termave dhe koncepteve viktimë, martir, dëshmor, hero dhe hero kombëtar, Prishtinë 15 dhjetor 2006.
8. Figura e Idriz Seferit në programet dhe tekstet e historisë në Kosovë, Prishtinë, 2007.
9. Roli i shtetit shqiptar në mbrojtjen e çështjes së Kosovës, Tiranë, 27 nëntor 2007.
10. Kontributi i Profesor Ali Hadrit në fushën e arsimit, Prishtinë 3 mars 2008.
11. Qëndrimi i konsujve anglez në Prizren dhe Shkodër ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prishtinë, 10 dhe 11 qershor 2008.
12. Qëndrimi i konsujve anglez në Prizren dhe Shkodër ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,Tiranë 13 qershor 2008
13. Kontributi i diasporës shqiptare në çlirimin e Kosovës, Prishtinë 12 qershor 2009.
14. Qëndrimi i diplomacisë britanike ndaj kryengritjes së vitit 1910, Kaçanik, 30 prill 2010.
15. Kontributi i delegatëve nga rajoni i Mitrovicës në shpalljen e Deklaratës Kushtetuese dhe Kushtetutës së Kaçanikut, Mitrovicë, 4 qershor 2010.
16. Kontributi i delegatëve të Kuvendit të Kosovës në shpalljen e Deklaratës Kushtetuese dhe Kushtetutës së Kaçanikut, Prishtinë, 2 korrik 2010.
17. Përdorimi i burimeve alternative të Historisë, Selanik, Greqi, 11-13 shkurt 2011
18. Roli i NATO-s në çlirimin e Kosovës, Tiranë, 28 mars 2011.
19. Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj Kryengritjes së vitit 1911, Tuz, Mal i Zi, 4, 5 mars 2011.
20. Probleme teoriko-metodologjike të historiografisë shqiptare, Java e Shkencës, Prishtinë, maj 2011
21. Monumentet kulturore të periudhës Osmane në Kosovë, Athinë, Greqi, 6-9 qershor 2011.
22. Pozita e Shkencës në Kosovën e Pavarur, 15.6.2011, ASHAK, Prishtinë.
23. Aziz Zhilivoda figurë e shquar e luftës për liri e bashkim kombëtar, Kastriot, 24.6.2011.
24. Misioni diplomatik i Abdyl Frashërit dhe Mehmet Vrionit në Itali Tiranë, 9.12.2011.
25. Diplomacia e Fuqive të Mëdha dhe kryengritja shqiptare e vitit 1911, Tuz 2011.
26. Musa Hoti, aktivist i devotshëm i çështjes kombëtare, Mitrovicë 2011.
27. Kontributi i diasporës në çlirimin e Kosovës, Prizren, qershor 2012.
28. Alternativat e diplomacisë së Fuqive te Mëdha Për Kufirin Shqiptaro – Malazez në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Simpoziumi Shkencor “Plava dhe Gucia ndër shekuj”, Plavë, korrik 2012
29. Qëndrimi i diplomacisë së Fuqive të Mëdha lidhur me kërkesën e Serbisë për dalje në Detin Adriatik, në “Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas”, Prishtinë 13-14 shtator 2012.
30. Kontributi i femres shqiptare gjatë historisë, Prishtinë shtator 2012.
31. Bashkëpunimi i Idriz Seferit me krerët e lëvizjes kombëtare, Gjilan, 31tetor 2012.
32. Kufiri verilindor i Shqipërisë sipas diplomacisë britanike, Konferenca Shkencore “100 vjet Pavarësi”, Tiranë 26-27 nëntor 2012.
33. Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj kufirit verior të shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Pejë me 21.11.2012.
34. Përplasjet diplomatike të Fuqive të Mëdha për kufirin verior të Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Shkup 2012.
35. Haxhi Zeka- Figurë emblematike e luftës për çlirim e shtet kombëtar, Pejë, dhjetor 2012.
36. Masakra e Kabashit dhe Korishës – akt gjenocidal i pushtuesit serb ndaj shqiptarëve, Prizren 17.3.2013.
37. Kosova pjesë e Joint History Project, Prishtinë 2013.
38. Burimet alternative të dijes – pjesë e rëndësishme e shkollimit modern, Konferencë: MËSIMDHËNIA E HISTORISË MODERNE TË EUROPËS JUGLINDORE , Prishtinë 8-9 qershor 2013
39. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, AKADEMI KUJTESË HISTORIKE, Prizren më 10.6.3013.
40. Origjina e familjes së Mehmet Akif Ersoy-T, KONFERENCË SHKENCORE: MEHMET AKIF ERSOY DHE MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE, Tiranë, 20. 06. 2013.
41. Bashkëpunimi i Idriz Seferit me krerët e lëvizjes kombëtare (bashkautor me Ardita Hajdari)
42. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Prizren më 10.6.2013.
43. Masakra e Previsë , Plavë 24.7.2013
44. Hoti në rrjedhat e shekujve, Detroit, Michigan , SHBA 23-24 nëntor 2013.
45. Mësimdhënia e historisë moderne të Europës Juglindore, Pejë, 29-30 mars 2014.
46. Jusuf Gërvalla, atdhetar, politikan, shkrimtar e artist, Akademi Kujtesë Historike, Pejë më 17.1.2014.
47. Kuvendi i pajtimit të gjaqeve te Verrat e Llukës më 1 maj 1990 Deçan me 25.4.2014.
48. Të mësuarit e historisë në Republikën e Kosovës, Simpozium Shkencor, Pozita dhe nevojat e arsimit shqip në Malin e Zi. Ulqin 14-15 qershor 2014.
49. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, embrion i shtetit te pavarur shqiptar, Prizren 10 qershor 2014.
50. Diplomacia e Fuqive te Mëdha gjate Luftës së Parë Botërore, Konferenca shkencore Lufta e Pare Botërore dhe çështja shqiptare 1914-1918, Prishtine me 19.9.2014.
51. The Joint History Project II Tiranë, 30 January – 01 February 2015,
52. Rrjedhojat sociale qe solli Lufta I Boterore, Seminari me George Eckert-Tiranë 29.3. 2015.
53. Veprimtaria e Isa Boletinit sipas burimeve britanike, 1910 – 1912, Konferenca Shkencore, Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, 5 qershor 2015.
54. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, faza e pare e formimit te shtetit kombetar, Prizren 10.6.2015.
55. Pace e Democrazia, Convenio Internazionale, DIRITTI UMANI, DEMOCRAZIA E PACE”, Bari 19-20 Giugno 2015.
56. Magna Karta, Konferenca e rektoreve të universiteteve evropiane 24-25-26 qershor 2015.
57. Aktivitetet e Isa Boletinit sipas burimeve britanike 1910-1912 Prishtinë, 5.6.2015.
58. Vendimi i Fuqive të Mëdha në Konferencen e Ambasadorëve në Londer për demonstrimin naval kundër Malit të Zi, Tuz, 23.8.2015
59. Perfaqesimi i te rinjeve dhe femrave ne partite politike dhe institucionet shteterore ne Kosove, Shkup, 5-6 janar 2016.
60. Angazhimi politik e ushtarak i Sali Çekut, Prishtinë, 19.04.2016.
61. Kontributi i Sali Çekaj për lirinë e Kosovës, Deçan, 22.04.2016.
62. Sak Faslia- Bajraktari i Rugovës, Pejë më 31.5. 2016.
63. Kosova në Luftën e Parë Botërore, Tiranë, 6-7 dhjetor 2016.
64. Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Institutit të Historisë 2000-2016, Prishtinë 15.5.2017
65. Figura e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut në periudhen e Rilindjes Kombëtare, Detroit Michigan SHBA, më 27.1.2018.
66. Lufta e jasharajve dhe masivizimi i luftës në Dukagjin, Prishtinë më 6 mars 2018.
67. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, figurë qëndrore e historisë së popullit shqiptar, Cyrih 10 mars 2018,
68. Kryengritja e vitit 1911 në Malësinë e Madhe nga kënveshtrimi i diplomacisë nderkombëtare, New York SHBA, më 14 prill 2018.
69. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, simbol i formimit të kombit shqiptar, Gjenevë 6.5.2018.
70. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Zagreb, 2.6.2018
71. Shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja ndërkombëtare, Prishtinë 17.5.2018
72. Fonde të dokumenteve britanike për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në The National Archive. Konferencë Shkencore Nderkombëtare, Prishtinë 8-9 qershor 2018.
73. Atakimi i Figurës së Gjergj Kastriotit, tendencë anti shqiptare, Argau 23.6.2018.
74. Zotërimet e Kastriotëve luftërat dhe përpjekjet e Skënderbeut për formimin e shtetit shqiptar, Ditët e Kulturës Shqiptare në Bavari, Pilsting-Munih 7.7.2018
75. Ismet Rrahmani intelektual e luftëtar i devotshëm i çështjes kombëtare, Akademi Përkujtimore, Açarevë 26.8.2018
76. Ibrahim Rugova intelektual, shkrimtar, politikan e akademik. Promovimi i Memorialit “Ibrahim Rugova”, Malaj- Rugovë 7.9.2018
77. Ndikimi i figurës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në krijimin e kombit shqiptar, Skenderaj, 14.11.2018.
78. Shkëmbimi i territoreve, akt antikushtetues dhe precedent që cënon paqen dhe stabilitetin e rajonit, në Konferencën shkencore: “Kosova në raportet nderkombëtare dhe çështja e veriut”, Mitrovicë 21 nëntor 2018.
79. Vlerat universale të Gjergj Kastriotit-Skenderbeut dhe tendencat ndaj personalitetit të tij, Tuz 24.11.2018.
80. Komiteti Mbrojtja kombëtare e Kosovës dhe kontributi i Isuf Veselit, Pejë 1.12.2018.
81. Rivleresimi i figures së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu bazuar në filozofinë e historisë. Lucern 7.12.2018.
82. Ibrahim Rugova ideator i lirisë, paqes dhe Pavarësisë së Kosovës. Frankenthall-Gjermani, 27.1.2019.
83. Lidhja Shqiptare e Pejës vazhdimësi e përpjekjeve për shtet kombëtar, Pejë 29.1.2019.
84. Pavarësia e Kosovës, sfidat e shtetndertimit dhe njohja nderkombëtare, Detroit-Michigan, SHBA 17.2.2019.
85. Masakra e Dubravës veprim i organizuar i shtetit serb kundër të burgosurve shqiptarë, Gjakovë 22.5.2019.
86. Manipulimet serbe me kishën e Studenicës dhe monumentet tjera kulturore e fetare në Kosovë. Istog 12.9.2019.
87. Kontributi i Trieshit dhe trieshianëve për çështjen kombëtare, Tuz-Triesh 15.10.2019
Frashër Demaj ka marrë pjesë në një varg konferencash e aktivitetesh nderkombëtare prej të cilave po permendim disa:
1. “Minorities in the Educational systems in South Eastern Europe” 25-29 maj 2002, George Eckert, në Branshweig të Gjermanisë.
2. “Targeting Human Rights, Rule of Law and Democracy”, International Academy for Leadership, 12-15 shtator 2002 në Lajpcig të Gjermanisë.
3. “A Regional Conference on History Teaching in Southeast Europe” 6-9 dhjetor 2003 në Hotel Grand në Prishtinë e organizuar nga ADRA Danimarkë.
4. “Textbooks in the United States” 22-25 dhjetor 2003, me profesorë nga Universiteti Pitsburg në SHBA.
5. “Mësimi i Historisë” 11-13 dhjetor 2004 në Hotel Grand në Prishtinë, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe MASHT.
6. “Vlerësimi i Teksteve të Historisë në Kosovë” 22-25 maj 2005, Prishtinë, i organizuar nga George Eckert Institut (GEI) nga Gjermania dhe MASHT.
7. Development of the National Research Program 2010-2015, Mavrovo (Macedonia), September 23-24, 2009.
8. Mësimdhënia e historisë moderne në Evropën Juglindore, 6-7 shkurt 2010, Prishtinë.
9. Bashkëpunëtor profesional i CDRSEE me seli në Selanik prej 2009-vazhdon.
10. Projekt i Bashkimit Evropian për modernizimin e Kurrikulit. “Junior Expert of SWAp Project”. Ekspert për hartimin e Kurrikulit të Arsimit parauniversitar. Nga nëntori 2010-vazhdon.
11. Kosovo/Kosova in the 20th century. Exploring prospects for future international scientific cooperation 19-21 March 2010, Berlin.
12. Using of alternative sources in History, Thesaloniki Greece, 11-13 february 2011
13. “Ballkan Tale”, Monuments of otoman era in Kosovo, Atheens, Greece, 6-9 june 2011.
14. Lufta e Parë Boterore, organizuar nga George Eckert-Tiranë 29.3. 2015.
15. Mediterraneo la pace possibile, 5. 12. 2014, Universita degli studi di Bari, Aldo Moro, Bari.
16. Pace e Democrazia, Convenio Internazionale, DIRITTI UMANI, DEMOCRAZIA E PACE”, Bari 19-20 Giugno 2015.
17. Magna Karta, Konferenca e rektoreve të universiteteve evropiane 24-25-26 qershor 2015, Tetovë.
Frashër Demaj, ka botuar në bashkautorësi këto tekste shkollore:
1. HISTORIA 10, Gjimnazi i Përgjithshëm dhe Gjimnazi i Shkencave Shoqërore, (dispensë) Shtëpia botuese “Dukagjini”, Prishtinë, 2003.
2. HISTORIA 10, Gjimnazi Shkencave Matematikë-Informatikë dhe Gjimnazi i Shkencave Natyrore, (dispensë) Shtëpia botuese “Dukagjini”, Prishtinë, 2003.
3. HISTORIA 6, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004. (11 herë e ribotuar)
4. USHTROJMË SË BASHKU, FLETORE PUNE 6, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004, (11 herë e ribotuar) .
5. HISTORIA 10, Gjimnazi i Përgjithshëm dhe Gjimnazi i Shkencave Shoqërore, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004, (11 herë e ribotuar).
6. HISTORIA 10, Gjimnazi Matematikë-Informatikë dhe Gjimnazi i Shkencave Natyrore, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004, (11 herë e ribotuar).
7. HISTORIA 11, Gjimnazi i Gjuhëve, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004 (5 herë e ribotuar).
8. HISTORIA 8, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë 2005, (10 herë e ribotuar).
9. HISTORIA 13, Gjimnazi i Përgjithshëm, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë 2006. (ribotuar 3 here)
10. HISTORIA 9, Fletore Pune, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (8 herë e ribotuar).
11. HISTORIA 5, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (8 herë e ribotuar).
12. HISTORIA 5, Fletore Pune, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (8 herë e ribotuar).
13. HISTORIA 8, Fletore Pune, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë 2006, (9 herë e ribotuar)
14. Historia 6, Shtepia Botuese Dukagjini, Prishtinë 2019.
15. Fletore Pune Historia 6, Shtepia Botuese Dukagjini, Prishtinë 2019.
16. Historia 7, Shtepia Botuese Dukagjini, Prishtinë 2019.
17. Fletore Pune Historia 6, Shtepia Botuese Dukagjini, Prishtinë 2019.
Frashër Demaj ka recensuar këto botime monografike
1. Dr. Fehmi Rexhepi, Dr. Isa Bicaj, Historia 9, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë 2003.
2. Pjetër Binak Geci, Malësori i Flamurit, Mark Avdyli-Ndreu, Shtëpia botuese “Pjetër Bogdani”, Has, 2005.
3. Prof. dr. Muhamet Shatri, Prof. dr. Ramiz Abdyli, Dokumente Ruse për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Prishtinë 2006.
4. Haxhi Bajraktari, Marrëdhëniet shqiptaro-hebraike, Prishtinë 2009.
5. Prof. Dr. Gjyltekin Shehu, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet diplomatike franceze (1878-1881), Prishtinë 2010.
6. Kolec Çefa, Luigj Gurakuqi në një optikë të re, Prishtinë 2011.
7. Zijadin Gashi, Mbijetesa dhe pavaresia e shkollave fillore shqipe në komunën e Prishtinës 1990-1999, Prishtinë 2014.
8. Dr. Minir Ademi, Luftëtari i tri emblemave, Beqir Sadiku – Komandant Sllupçani, Kumanovë 2014.
9. Shkodran Imeraj, Masakra e Lybeniqit, Prishtinë 2015.
10. Rrok Gjolaj, Bajraktarët e Kojës gjatë shekullit XX, Tuz 2016.
11. Permbledhje punimesh, Dëbimi me dhunë i popullatës shqiptare nga Kosova me theks të veçantë nga Mitrovica dhe rrethina e saj, Mitrovicë 2018
12. Ahmet Krasniqi, SHTATEMBEDHJETE SHTATORI (Ditar nga burgu) , Prishtinë 2018
13. Dr. Teki Kurti, Vetqeverisja vendore ne Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës, Tiranë 2018.
14. Afrim Caka, Ata u vranë-lanë pas vetes historinë, ditar burgu, dëshmi dhe fakte, Gjakovë 2019.
• Frasher Demaj është trajner i mësimdhënësve të shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta për kurrikulat, pllanprogramet dhe mësimdhënienxënien e historisë.
• Frasher Demaj punoi në grupin punues për hartimin e strategjisë për zhvillimin e shkencës 2010-2015 (këshilli kombëtar i shkencës)-përfaqësues nga Instituti i Historisë.
• Frasher Demaj në vitin 2012-2013 ishte anëtar i komisionit presidencial për dhënien e dekoratave, komision i ngritur nga Zyra e Presidetit të Republikës së Kosovës.
• Frashër Demaj është anëtar i redaksisë së revistave shkencore “KOSOVA”, revistë e Institutit të Historisë Ali Hadri-Prishtinë dhe “VJETARI” revistë e Agjencionit Shtetëror të Arkivave të Kosovës.
Frashër Demaj punoi në cilësinë e anëtarit të grupit të ekspertëve për hartimin e kurrikulave dhe planprogrameve të historisë për shkollën e fillore, të mesme të ulët dhe të mesme të lartë në klasat:
• 6 dhe 10 (2003)
• 7 dhe 11 (2003-2004)
• 8 dhe 12 (2004-2005)
• 5, 8 dhe 13 (2005-2006)
Frashër Demaj është anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”.
Frashër Demaj në cilësinë e profesorit-mentor ka udhëhequr deri më tani 53 studentë në studimet master në Marrëdhënie Nderkombëtare me Diplomaci si dhe ka qenë në komisionin e mbrojtjes së doktoraturave nga fusha e historisë dhe marrëdhënieve nderkombëtare në Universitetin e Tiranës dhe Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë.
• Drejtor i Revistës për komunikacion “Tempulli, Prishtinë 2000-2001.
• Sekretar Shkencor në Institutin e Historisë 2007- 2012.
• Koordinator për Kosovë i Projektit: “Ballkan Tale”, Monuments of otoman era in Kosovo 2011-2012 Instituti Goethe Selanik.
• Koordinator për Kosovë i Projektit “Using of alternative sources in History” 2009-vazhdon CDRSEE.
• Koordinator i projektit nderkombëtar “Hasan Prishtina në dokumentet arkivore” 2016-2019.
• Redaktor në Projektin “Vendbanimet e Kosovës” të ASHAK
• Sekretar shkencor në Institutin e Historisë në Prishtinë 2007-2013.
• U.D drejtor i Institutit të Historisë, 2012-2013.
• Shef i Departamentit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare në IHP
• Kryeredaktor i revistes shkencore “FAMA” 2014-2018
• Sekretar shkencor i revistes shkencore “Studime Shoqërore” në ASHAK 2017- vazhdon.
• Rektor i kolegjit FAMA 2014-2018.
Frashër Demaj ka botuar dhjetëra punime profesionale në gazeta të perditshme dhe periodike si dhe ka dhënë dhjetra intervista profesionale dhe emisione dokumentare në televizionet nacionale dhe të huaja si: RTK; KTV; RTV 21; Rrokum TV; Tribuna Chanel, Tv Dukagjini, RTSH; Top Chanel; TV KLAN, KLAN KOSOVA, 1St CHANEL; T7, RTVM; Teuta Tv; RTS; Televizionit francez, IPTV në Detriot të SHBA; Boin Tv etj.
GJUHËT E HUAJA:
Shiko biografinë e plotë për Frashër Demaj