Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë
Institute of History “Ali Hadri” – Prishtina
Institut za Istoriju “Ali Hadri” – Priština

Njoftim për anulimin e konkursit për drejtor

Ju njoftojmë se në bazë të shkresës së MASHTIT me datë 30.09.2022, numër 01B/3548, Këshilli Drejtues i Institutit të Historisë “Ali Hadri”, bazuar në Ligjin Nr. 04/L-135 për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, Statutin e IH dhe Udhëzimin Adminstrativ (MPMS) nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, ka shqyrtuar konkursin për Drejtor të IH, të shpallur me datë 05.04.2022.

Këshilli Drejtues i IH ka vërejtur se konkursi për Drejtor të IH është shoqëruar me një varg parregullsish dhe shkeljesh ligjore. Andaj, ky Këshill në mbledhjen e mbajtur me datë 06.10.2022 me tri(3) vota pro, një (1)abstenim, dhe një(1) kundër, vendosi që të anulohet konkursi për drejtor i shpallur me datë 05/04/2022.

Me respekt,
Kryesuesi i Këshillit Drejtues
Prof. asoc. dr.Teuta Shala-Peli

2023-11-13T14:09:51+00:00
Go to Top