Arbër Hadri

Datëlindja: 09. 03. 1974
Vendlindja: Prishtinë
Kombësia: Shqiptar
Gjendja civile: I martuar
Adresa: Prishtinë
e-mail: [email protected]

Doktor i shkencave historike – Bashkëpunëtor shkencor.

STUDIMET DOKTORALE | 2019 | UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”
· Program doktoral në Histori Bashkëkohore
· Tema e disertacionit: “Politika amerikane ndaj çështjes së Kosovës 1989-2008”
· Nota mesatare gjatë studimeve: 10/10

STUDIMET MASTER | 2008 | UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”
· Programi: Histori Bashkëkohore
· Tema: “Politika amerikane ndaj çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920”
· Nota e temës: 10
· Nota mesatare gjatë studimeve: 10

STUDIMET BACHELOR | 2001 | UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”
· Diplomë e studimeve themelore – Bachelorit në Histori
· Nota e temës: 10/10
· Nota mesatare gjatë studimeve: 10/10

Që nga pas lufta në Kosovë, ka mbajtur disa pozita të rëndësishme profesionale, duke përfshirë:

– Drejtor i Muzeut Kombëtar të Kosovës 2001-2012;
– Mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës (Asistent pranë Departamentit të Historisë-Fakultetit të Historisë, në një sërë lëndësh të Historisë Bashkëkohore 2008-2016).
– Iniciues i themelimit dhe Drejtor i Departamentit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës-Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Ushtrues detyre i Departamentit të ri-2010).
– Konceptimi, themelimi dhe drejtimi i Muzeut Etnologjik të Kosovës, si pjesë e Muzeut të Kosovës;
– Konceptimi, themelimi dhe drejtimi i Muzeut Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, si pjesë e Muzeut të Kosovës;
– Konceptimi, themelimi dhe drejtimi i Parkut Arkeologjik të Kosovës, si pjesë e Muzeut të Kosovës;
– Konceptimi dhe themelimi i Muzeut Isë Boletini;
– Udhëheqës i fushatës për kthimin e koleksionit muzeal të Kosovës dhe Hyjneshës në Fron, në kuadër të Muzeut të Kosovës.
– Ideator i eksponatit muzeor të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës
– Realizoi, mbikëqyri dhe drejtoi me dhjetëra ekspozita muzeale.
– Njëri ndër hartuesit kryesor të “Ligjit për Trashëgiminë Kulturore të Kosovës”.
– Njëri ndër hartuesit kryesor të “Ligjit për Mërgatën e Kosovës”.
– Anëtar i Grupit Punues për hartimin e “Rregulloreve të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës”.
– Hartuesi Kryesor i “Projektligjit për Muzetë”.
– Ish Anëtar Ndërkombëtar i Këshillit të Muzeut të Londrës.
– Ish Anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit Arkeologjik të Kosovës.

Punime të përzgjedhura

• “Presidenti Villson dhe Çështja Shqiptare: Politika e SHBA në Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920”, Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, 2012.

• “Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së: Lufta në Kosovë” – “Dokumente shtetërore-publike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA: Kosova” 1998-Vëllimi I, Kryeministria -Republika e Kosovës, SHBAH, Prishtinë, 2020.

• “Çështja shqiptare dhe Këshilli i të Katërve në Konferencën e Paqes në Paris (janar-nëntor 1919)”, “KOSOVA”, Instituti i Historisë “Ali Hadri”: “KOSOVA” nr. 27, p. 65-90.

• “Politika e SHBA ndaj çështjes shqiptare në prag të Konferencës së Paqes në Paris 1919-1920”, “KOSOVA”, Instituti i Historisë “Ali Hadri”: “KOSOVA” nr. 33/34, p. 275-301.

• “Historiografia e SHBA-ve lidhur me Presidentin Villson dhe çështjen shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920”, Instituti i Historisë “Ali Hadri”: “KOSOVA” nr. 35/36, p. 295-315”.

• “Përkrahja e SHBA në rimëkëmbjen e Kosovës së pasluftës: Qëndrimi amerikan ndaj çështjes së Kosovës 1999-2004”, Instituti Albanologjik, Gjurmime Albanologjike-Seria e shkencave Historike, Prishtinë 2018, nr. 48, p. 227-242.

• “Burimet historike të SHBA lidhur me politikën e jashtme amerikane ndaj çështjes shqiptare: Pjesa e parë e shekullit XX”, Instituti Albanologjik, Gjurmime Albanologjike-Seria e shkencave Historike, Prishtinë 2018, nr. 48 p. 349-356.

• “Kongresi Amerikan përballë politikës së jashtme amerikane ndaj çështjes së Kosovës 1986-1996”, Balkan Journal of Interdisciplinary Research IIPCCL Publishing, Graz-Austria, Vol. 4 No.1, May 2018, p.240-253.

• “The emerging US-Albanian Relations and Kosovo Issue”, International Journal of Humanities and Social Science, Center for Promoting Ideas: USA, Vol. 8 No.7, July 2018, p. 67-76.

• “Historiografia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me çështjen shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920”, VJETAR, Arkivi i Kosovës, 39-40/2008, p. 571-590.

• “Politika e SHBA-së ndaj Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920”, Instituti i Historisë “Ali Hadri”: “KOSOVA”, Prishtinë.

• “Periodizimi i politikës së jashtme të SHBA ndaj çështjes së Kosovës”, Instituti Albanologjik, Gjurmime Albanologjike-Seria e shkencave Historike (në botim), Prishtinë.

• “Ultimatumi i Presidentit Bill Clinton dhe përgatitjet për intervenim ushtarak në Kosovë (shtator-tetor 1998)”, Instituti i Historisë “Ali Hadri”: “KOSOVA” (në botim), Prishtinë.

Librat në dorëshkrim:

• “Politika e SHBA-së ndaj çështjes së Kosovës 1989-2008”.

• “Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së: Lufta në Kosovë” – “Dokumente shtetërore-publike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA: Kosova” 1999 – Vëllimi II.

• “Shqipëria në dokumentet amerikane: Konferenca e Paqes në Paris 1919-1920”, Vëllimi I & II.

Konferenca të përzgjedhura

• Konferenca shkencore ndërkombëtare – “Gjenocidi serb kundër shqiptarëve gjatë shek. XIX-XX” – Instituti i Historisë – Ali Hadri, Instituti Albanologjik – Prishtinë, Instituti i Historisë- Tiranë, 7-8 prill 2022, Prishtinë.

• “Konferenca shkencore ndërkombëtare – Java e Albanologjisë-edicioni i 13”, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2022.

• Konferenca shkencore regjionale për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë – “Roli i SHBA-ve në Shtetformimin e Shqiptarëve”, UBT dhe “Miqtë e Amerikës”, 20 nëntor 2012, Prishtinë.

• “A Scientific Approach to History and Cultural Heritage in South-Eastern Europe”, TUBA – Turkish Academy of Sciences, Istanbul, 8 dhjetor 2005.

• “Cultural Heritage in Kosovo: From Apple of Discord to Ferment of Reconciliation”, 14 nëntor 2006, UNESCO Headquarters, Paris.

• “Civil Dialogue – precursor of good neighborly relations”, The Helsinki Committee for Human Rights and the Kosovo Foundation for Open Society, 14-15 tetor, 2010, Prishtinë.

• “Kultura në komunikimet ndërshqiptare dhe prezentimi i saj në botë”, 12 tetor 2010, Gjirokastër.

• POLITIKA E JASHTME AMERIKANE NDAJ Ç;SHTJES SHQIPTARE DHE TË KOSOVËS
• HISTORIA BASHKËKOHORE SHQIPTARE

GJUHËT E HUAJA:

• Anglisht
• Serbo-Kroatisht

Shiko biografinë e plotë për   Arbër Hadri