HISTORIKU I INSTITUTIT TË HISTORISË ALI HADRI PRISHTINË
Sekretariati i Arsimit dhe i kulturës i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës më 25 shkurt 1967 mori vendimin e themelimit të Entit të Historisë të Prishtinës dhe ia dërgoi Kuvendit të Krahinës Autonome të Kosovës për miratim.
Fillet e punës kërkimore-shkencore të studimit të historisë së Kosovës i gjejmë në janar të vitit 1946 kur u formua Seksioni për gjuhë, folklor dhe histori.
Më 1956 u formua Komisioni për Histori, që punoi deri më 31 dhjetor 1966. Komisioni punën e tij e kishte orientuar në studimin e Lëvizjes Punëtore dhe të Luftës Nacionalçlirimtare (1941-1945).