Skender Lutfiu

DATËLINDJA: 19.09.1983
VENDLINDJA: Ferizaj
KOMBËSIA: shqiptar
GJENDJA CIVILE: i martuar
ADRESA: Rr: “Bilall Shala”, Ferizaj
E-MAIL: [email protected]

Doktor i shkencave të Historisë-Bashkëpunëtor shkencor për shek.XX

  •  Në vitin akademik 2003/04 është regjistruar në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht Fakulteti Filozofik – Departamentin e Historisë, ku ka diplomuar më 15 tetor 2007 me temën: “Blloku Qendror”.
  • Në vitin akademik 2008/09 është regjistruar në studimet e nivelit master në Universitetit të Prishtinës, përkatësisht Fakultetin Filozofik – Departamentin e Historisë – Koha e Re, shek. XIX-XX dhe ka magjistruar në tetor 2011, me temën: “Bashkëpunimi kulturor-arsimor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë (1969-1980”.
  • Në vitin adademik 2012/13 ka vazhduar studimet e Doktoratës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Filozofik – Departamenti i Historisë, drejtimi Histori Bashkëkohore. Më 31 tetor 2019 mbaroi studimet e ciklit të tretë (doktoraturë) me temën “Çështja e shqiptarëve në Jugosllavi në sfondin e marrëdhëniveve shqiptaro-jugosllave 1918-1939” dhe mori gradën shkencore “Doktor i shkencave të historisë”.
  • Nga shtatori i vitit 2010 deri në korrik 2014 ka qenë Mësimdhënës i lëndës së historisë në Shkollën e Mesme të Ulët „Halit Ibishi”, në Cërnillë të komunës së Ferizajt.
  • Nga 7 korriku i vitit 2014 është në marrëdhënie të rregullt pune në Institutin e Historisë „Ali Hadri” në Prishtinë, ku deri më 8 korrik 2020 ka qenë Hulumtues i pavarur shkencor për shek. XX, ndërsa aktualisht ka pozitën e Bashkëpunëtorit shkencor për shek. XX.
  • Nga 1 tetori 2021 është në marrëdhënie pune në Universitetin e Prishtinës „Hasan Prishtina”, në Fakultetin Filozofik, Departamentin e Historisë, ku mban pozitën e asistentit të angazhuar, në nivelin Bachelor dhe Master, në programin e Historisë dhe të Arkivistikës
  • Nga 1 tetori 2022 është në marrëdhënie pune në Universitetin e Prishtinës „Hasan Prishtina”, në Fakultetin Filozofik, Departamentin e Historisë, ku mban pozitën e asistentit të angazhuar, në nivelin Master, në programin: Histori e Kohës së Re dhe Arkivistik

• Skender Lutfiu: “Bashkëpunimi shkencor ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës gjatë viteve 1968-1980”. GJURMIME ALBANOLOGJIKE. Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2012, Nr.42.
• Skender Lutfiu: “Rrethanat politiko-shoqërore në Ferizaj më 1912-1913”, LUFTA E FERIZAJT KUNDËR PUSHTIMIT SERB 1912. Ferizaj: 2012.
• Skender Lutfiu: “Bashkëpunimi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë 1968-1981”, E DJATHTA SHQIPTARE NË MBROJTJE TË SHQIPËRISË ETNIKE. Shoqata „Trojet e Arbërit“. Prizren: 2012, Nr.11.
• Skender Lutfiu: „Importimi i Revistave, gazetave dhe librave nga Shqipëria gjatë viteve 70-ta”. VJETAR. Agjensia Shtetërore e Arkivave të Kosovës. Prishtinë: 2013, Nr. 49.
• Skender Lutfiu: “Roli i Kosovës në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave gjatë viteve 70-ta”. VJETAR. Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës. Prishtinë: 2014, Nr. 50.
• Skender Lutfiu: “Bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit gjatë viteve të ’70-ta të shek. XX”, E DJATHTA SHQIPTARE NË MBROJTJE TË SHQIPËRISË ETNIKE. Shoqata „Trojet e Arbërit“. Gjakovë: 2015, Nr. 12.
• Skender Lutfiu: “Arsimi dhe kultura shqiptare në Ferizaj 1918-1941”. KOSOVA. Instituti i Historisë. Prishtinë: 2015, Nr. 40.
• Skender Lutfiu:“Bashkëpunimi shkencor-kulturor i Kosovës me shtetin shqiptar gjatë viteve 70‘ ta”. VJETAR. Agjencioni Shtetëror i Arkivave të Kosoës. Prishtinë: 2016, Nr. 52.
• Skender Lutfiu: “Formimi i partive të para politike në Shqipëri dhe roli i tyre në çështjen kombëtare (1920-1924)”, JAVA E SHKENCËS 2017. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. Prishtinë: 2018.
• Skender Lutfiu: „Çështja e Vërmoshit në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave”, GJURMIME ALBANOLOGJIKE, Seria e shkencave historike, Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2019, Nr.49.
• Skender Lutfiu, bashkëautor me Haxhi Ademin „Pasqyrimi i demonstratave studentore në shtypin e shtetit shqiptar”, BULETIN I FAKULTETIT FILOZOFIK. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës-Fakulteti Filozofik, 2020, Nr. XXX (2017-2018) XXXI (2019-2020).
• Skender Lutfiu, “Ndikimi i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave”, KOSOVA. Prishtinë: Instituti i Historisë, 2021, Nr.46.
• Skender Lutfiu, bashkëautor me Mentor Hasanin, “Ballafaqimet ideopolitike në parlamentin shqiptarpër laicizimin e shtetit dhe emancipimin e gruas 1920-1924”, BULETIN I FAKULTETIT FILOZOFIK. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës-Fakulteti Filozofik, 2021, Nr. XXXII (2021).

ARTIKUJ SHKENCOR JASHTË VENDIT
• Skender Lutfiu: “Cooperation betëeen Albania and Kosovo in education field during 70’s years of 20th century”. DISKUTIME. Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike dhe Instituti për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës. Tetovë: 2013, Nr. 8.
• Skender Lutfiu: “Reforma agrare dhe kolonizimi në Ferizaj dhe rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore”. SCUPI. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve–Shkup. Shkup: 2015, Nr. 12.
• Skender Lutfiu: “Political circumstances in Albania from 1920 to 1924”. INTERNATIONAL CONFERENCE ON SOCIAL SCIENCES 13TH ICSS XIII 2017. European Center for Science Education and Research. Vjenë: 2017, Vol. II.
• Skender Lutfiu: “Albanian issue and italian diplomacy (1920-1924)”. HISTORY-ISTORIE. Annals of the University of Craiova, Biannual Journal Year XXIII. Kraiovë-Rumani: 2018, Nr. 1/33.
• Skender Lutfiu: “Rrethanat politiko-shoqërore në Ferizaj 1918-1941”. MEHMET PASHË DERALLA NË 175- VJETORIN E LINDJES 1843-2018. Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike. Shkup: 2018.
• Skender Lutfiu: “Demonstrata e 27 nëntorit 1968 në Ferizaj”, PHILOSOPHICA-INTERNATIONAL JOURNAL OF SOCIAL AND HUMAN SCIENCES. Universiteti i Tetovës. Tetovë: 2018, Nr.10.
• Skender Lutfiu, “Çlirimi i Kosovës më 1999 dhe vendosja e protektoratit ndërkombëtar”, Aktet e Konferencës “Shtetformimi i Kosovës dhe Shqipëria: Sfidat dhe perspektivat, Alsar, Tiranë: 2019.

VEPRIMTARIA TJETËR SHKENCORE DHE BOTUESE
• Autor i 27 zërave (njëzeteshtatë) zërave në “Fjalorin Enciklopedik të Kosovës”, përgatitur për botim nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë, 2019.
• Në veprën “Historia e Kosovës” e cila është në proces të botimit, që do ta nxjerrë Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në Prishtinë, prof.ass.dr.Skender Lutfiu është autor në dy tema, të kreut II “KOSOVA MIDIS DY LUFTËRAVE BOTËRORE 1918-1941”:
– Tema: “Jeta politike, ekonomike e shoqërore në Kosovë në periudhën ndërmjet dy luftërave”, bashkëautor me prof. dr. Liman Rushiti dhe
– Tema: “Arsimi dhe kultura në Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore”, bashkëautor me prof. dr. Lush Culaj.
• Në projektin e Institutit të Historisë “Gjenocidi serb në Kosovë 1998/1999”, Skender Lutfiu është autor i njësive: “Krimet e forcave serbe në komunën e Ferizajt, Kaçanikut, Shtimes dhe Rahovecit” (40 faqe).
• Në veprën “Drenica në fokusin e historisë”, e cila është në proces të botimit, që do të nxjerrë Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në Prishtinë, është autor i njësisë: “Arsimi dhe kultura në Drenicë në periudhën 1912-1941”.

• Veprimtaria kontribuese (Redaktor, Recensent, etj).

• Redaktor i veprës: “Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”, Përmbledhje kumtesash nga konferenca shkencore për Demonstratat e vitit 1981, me rastin e 30-vjetorit, në Institutin Albanologjik të Prishtinë, më 1, 2 prill 2011, Vëllimi I dhe II.
• Recensent profesional i librit të Historisë për klasën e tetë (8).
• Recensent profesional i librit të Historisë për klasën e nëntë (9).
• Recensent i veprës me dokumente të botuara “Letërkëmbimet e panjohura të Faik Bej Konicës 1897-1900”, Vëllimi I dhe II, të përgatitur nga Selver Islamaj dhe botuar nga Instituti i Historisë-Prishtinë, më 2020.
• Këshilltar redaktues “Katalog botimet e Institutit të Historisë (1967-2022)”, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2022.
• Recensent i veprës „Përmbledhje kumtesash për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë“, akte të Simpoziumit shkencor organizuar nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart-Gjermani, mbajtur në prill 2021.
• Recensent i veprës “Rrethanat socio-ekonomike në Shqipëri 1912-1939”, të autorit Dr. Mentor Hasani, që është botuar nga Instituti i Historisë në Prishtinë, më 2023.

VEPRIMTARIA SHKENCORE
Botime monografike
• Skender Lutfiu, “Çështja e shqiptarëve në Jugosllavi në sfondin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë 1918-1939”, Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë, 2021.

I. Brenda vendit:
• Simpoziumi shkencor “Rezistenca e shqiptarëve të Ferizajt kunder pushtimit serb Tetor 1912”, organizuar nga Kuvendi Komunal i Ferizajt, me rastin e 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar, me kumtesë: „Rrethanat politiko-shoqërore në Ferizaj më 1912-1913“, mbajtur më 23 tetor 2012, në Ferizaj.
• Konferencë Shkencore Sesion XI Shkencor “Kosova dhe trojet e tjera etnike 100 vjet në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar”, Organizuar nga Shoqata e Intelektualëve mbarëshqiptar “Trojet e Arbrit”, me Kumtesë: „Bashkëpunimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës”, mbajtur më 28 nëntor 2012, me rastin e 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar, në Prizren.
• Konferenca e pestë vjetore e shkencës “Java e Shkencës 2013”, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me kumtesë “Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e kinematografisë gjatë viteve të 70-ta të shek. XX”, mbajtur më 2013 në Prishtinë.
• Konferencë Ndërkombëtare “Lufta e Parë Botërore dhe Shqiptarët (1914-1918)”, organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Filozofik, me kumtesë: „Zona e pushtimit bullgar gjatë Luftës së Parë Botërore”, bashkëautor me Haxhi Ademin, mbajtur më 28 qershor 2014, në Prishtinë.
• Konferencë Shkencore–Sesioni XII Shkencor, “Ripushtimi jugosllav i Kosovës dhe trojeve tjera etnike më 1944 dhe qëndresa shqiptare”, organizuar nga Shoqata e Intelektualëve mbarë shqiptarë “Trojet e Arbrit”, me kumtesë: “Bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit gjatë viteve të ’70-ta të shek. XX”, që do të mbahet më 09 gusht 2014, në Gjakovë.
• Konferencë vjetore “Java e Shkencës 2017”, (Edicioni i nëntë), organizuar nga Ministria e Arsimit, Shekncës dhe Tenologjisë, me kumtesë “Formimi i partive të para në Shqipëri dhe roli i tyre në çështjen kombëtare”, mbajtur më 16-19 maj 2017 në Prishtinë.
• Konferencë shkencore “Lëvizja studentore në Kosovë dhe protesta e 1 tetorit 1997”, orgnaizuar nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, me kumtesë: “Pasqyrimi i demonstratave studentore në shtypin e shtetit shqiptar”, bashkëautor me Dr. Haxhi Ademin, mbajtur më 2 tetor 2017 në Prishtinë.
• Konferenca vjetore “Java e Shkencës 2018”, (Edicioni i dhjetë), organizuar nga Ministria e Arsimit, Shekncës dhe Teknologjisë, me kumtesë: “Personalitetet më të njohura të politikës shqiptare (19120-1924)”, mbajtur më 15-18 maj 2018 në Prishtinë.
• Tribunë shkencore, në nderim të shënimit të 110 vjetorit të “Kuvendit të Ferizajt 05-23 korrik 1908”, organizuar nga Komuna e Ferizajt, me kumtesë: “Qëndrimi i pushtetit Osman ndaj Kuvendit të Ferizajt”, mbajtur më 23 korrik 2018 në Ferizaj.
• Akademi shkencore dhe promovuese “Prof.dr. Muhamet Shatri-50 vjet në shërbim të çështjes shqiptare 1968-1918”, organizuar nga shoqata “Trojet e Arbërit”, me recension të monografisë: Muhamet Shatri, “Ibrahim Grainca-Cërnilla deri në vdekje për atdhe”, mbajtur më 27 korrik 2018 në Prizren.
• Konferencë shkencore “Demonstratat e vitit 1968”, organizuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, Instituti i Historisë “Ali Hadri” dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës, me kumtesë: “Demonstrata e 27 nëntorit 1968 në Ferizaj”, mbajtur më 26 nëntor 2018, në Prishtinë.
• Konferencë shkencore ndërkombëtare “Parlamentarizmi shqiptar ndër vite”, organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Historisë, me kumtesë: “Ballafaqimet ideopolitike në parlamentin shqiptar për laicizimin e shtetit dhe emancipimin e gruas 1920-1924”, bashkëautor me PhD. Mentor Hasanin, mbajtur më 10 qershor 2021, në Prizren.
• Konferencë shkencore kombëtare “Gjenocidi serb kundër shqiptarëve gjatë shek.XIX-XX”, organizuar nga Instituti i Historisë-Prishtinë, Instituti i Historisë-Tiranë dhe Instituti Albanologjik-Prishtinë, me kumtesë: “Krimet e forcave serbe në komunën e Ferizajt, Kaçanikut e të Shtimes (1998-1999)”, bashkëautor me Behar Hysenin, mbajtur më 7-8 prill 2022, në Prishtinë.
• Konferencë shkencore ndërkombëtare “110 vjetori i Kryengritjes së përgjithshme dhe shtetit të pavarur shqiptar: roli i Hasan Prishtinës”, organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Filozofik Departamenti i Historisë dhe Komuna e Vushtrrisë, me kumtesë: “Roli i Hasan Prishtinës në jetën politike në Shqipëri (1920-1924)”, mbajtur më 10 qershor 2022, në Vushtrri.
• Konferencë shkencore kombëtare “Lëvizja e viteve 1990-1991 dhe shkatërrimi i Federatës Jugosllave, organizuar nga Instituti Albanologjik, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Shkup, Shoqëria “Lëvizja” dhe Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, me kumtesë: “Bisedimet për bashkimin e OMLK-së dhe LÇKK-së rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës”, mbajtur më 21 dhjetor 2022 në Prishtinë.

II. Jashtë vendit:
• Simpozium Shkencor, organizuar nga Qarku i Kukësit me rastin e “100 vjetorit të Shtetit Shqiptar”, me kumtesë: “Jeta dhe veprimtaria e Bajram Currit”, mbajtur më 22 nëntor 2012, në Kukës-Republika e Shqipërisë.
• Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “101 vjet Shtet Shqiptar dhe më pas”, organizuar nga Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, me kumtesë: “Bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit gjatë viteve ’70-ta të shek. XX”, mbajtur më 28 nëntor 2013, në Tetovë-Republika e Maqedonisë së Veriut.
• Konferencë shkencore ndërkombëtare “ËËI the Ottoman Empire and the Balkans”, organizuar nga International University of Sarajevo dhe Yurtdişi Türkler, me kumtesë: “The position of Albanians in the Austro-Hungarian occupation during Ëorld Ëar I”, mbajtur më 17 deri më 19 shtator 2014, në Sarajevë-Republika e Bosnjës dhe e Hercegovinës.
• Konferencë shkencore kombëtare: “102-vjet shtet shtet shqiptar e më pastaj-Çështja shqiptare dhe Derallajt”, me kumtesë: “Bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit gjatë viteve 70-ta të shek. XX”, organizuar nga Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, mbajtur më 6 dhe 7 dhjetor 2014, në Tetovë-Republika e Maqedonisë së Veriut.
• Konferencë Shkencore “Jeta shoqërore e shqiptarëve në Shkup dhe rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore”, organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve–Shkup, me kumtesë: “Reforma agrare dhe kolonizimi në Ferizaj dhe rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore”, mbajtur më 14 dhe 15 tetor 2015, në Shkup-Republika e Maqedonisë së Veriut.
• Konferencë shkencore ndërkombëtare “International Conference on Social Sciences 13th–ICSS XIII”, organizuar nga Universiteti i Vjenës, me kumtesë: “Political circumstances in Albanian from 1920 to 1924”, mbajtur më 6 dhe 7 tetor 2017, në Vjenë të Austrisë.
• Konferencë shkencore “Zhvillimet ndërrajonale në fokus të studimeve gjeografike, historike, socioekonomike dhe kulturore”, organizuar nga Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë, me kumtesë: “Rrethanat politike në Shqipëri nga viti 1920 deri më 1924”, mbajtur më 3 nëntor 2017 në Korçë-Republika e Shqipërisë.
• Konferencë shkencore “Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe koha e tij”, organizuar nga Instituti i Historisë-Tiranë, Instituti i Historisë-Prishtinë dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, me kumtesë: “Ndikimi i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave”, mbajtur më 2 maj 2018 në Tiranë-Republika e Shqipërisë.
• Konferencë shkencore “Viti 1968 sfidë e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni”, organizuar nga Universiteti i Tetovës, me kumtesë: “Demonstrata e 27 nëntorit 1968 në Ferizaj”, mbajtur më 22 dhjetor 2018, në Tetovë-Republika e Maqedonisë së Veriut.
• Konferencë shkencore, “Shtetformimi i Kosovës dhe Shqipëria: Sfidat dhe perspektivat”, organizuar nga ALSAR, me kumtesë: “Çlirimi i Kosovës më 1999 dhe vendosja e protektoratit ndërkombëtar në Kosovë”, mbajtur më 17 qershor 2019 në Tiranë-Republika e Shqipërisë.
• Simpozium shkencor “Lëvizja e viteve 1988-1989 dhe Mbledhja e Dytë e Përgjithshme”, organizuar nga Shoqëria “Lëvizja”, Instituti Albanologjik dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, me kumtesë: “Demonstratat e 23 marsit të vitit 1989 në Ferizaj”, mbajtur më 8 shkurt 2020 në Tiranë-Republika e Shqipërisë.
• Konferencë shkencore ndërkombëtare “6th International Congress of Eurasian Social Sciences”, organizuar nga Gazi University, me kumtesë: “Shkupi’s madresas and their importance for Albanians in the Kingdom of Jugoslavia”, mbajtur më 13-16 Maj 2022 (Online), në Bodrum/Mugla-Republika e Turqisë.
• Konferencë shkencore “Rruga e shqiptarëve drejt pavarësisë dhe sfidat e procesit të shtetndërtimit”, organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike-Instituti i Historisë, me kumtesë: “Përpjekjet për konsolidimin e shtetit shqiptar gjatë viteve 1920-1924”, bashkëautor me Dr. Haxhi Ademin, mbajtur më 24 nëntor 2022 në Tiranë-Republika e Shqipërisë.
• Konferencë Shkencore Ndëruniversitare “Histori përpjekjesh dhe sfidash për shtetformim në Shqipëri”, organizuar nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Historisë, me kumtesë: “Kryengritja e Dibrës dhe sfidat e shtetit shqiptar në optikën e përfaqësuesve diplomatic austro-hungarezë më 1913”, bashkëautor me Dr. Mentor Hasanin, mbajtur më 7 dhjetor 2022 në Tiranë-Republika e Shqipërisë.
• Seminar shkencor “110 vjet nga Pavarësia e Shqipërisë”, organizuar nga Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë-Departamenti i Histori-Gjeografisë, me kumtesë: “Përpjekjet e shtetit shqiptar për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Jugosllavi në periudhën ndërmjet dy luftërave”, mbajtur më 25 Nëntor 2022, në Korçë-Republika e Shqipërisë.

Historia Bashkëkohore Shqiptare, shek.XX.
Historia e Kosovës e shek.XX, periudha ndërmjet dy luftërave botërore (1918-1941).

GJUHËT E HUAJA:

Ka nivel të mirë të gjuhës angleze dhe njohuri bazike të gjuhës serbe.

Shiko biografinë e plotë për   Skënder Lutfiu