Haxhi Ademi

Datëlindja:  26.08.1995
Vendlindja: Skenderaj
Kombësia:  Shqiptar
Gjendja civile: i martuar
Adresa:  Runik – Skenderaj
e-mail: [email protected]

Doktor i shkencave të Historisë – Bashkëpunëtorë shkencor për shek. XX

• Në vitin akademik 2005/06 është regjistruar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik – Departamentin e Historisë, ku ka diplomuar më 06.05.2009 me temën: “Çështja Shqiptare në Kongresin e Berlinit”.
• Në vitin akademik 2010/11 është regjistruar në studimet e nivelit master në Universitetit të Prishtinës, përkatësisht Fakultetin Filozofik – Departamentin e Historisë – Koha e Re, shek. XIX-XX dhe ka magjistruar më datë: 19.07.2013, me temën: “Arsimi shqip në Kosovë gjatë viteve 1941-1945”.
• Në vitin akademik 2013/14 i ka vazhduar studimet e Doktoratës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht Fakultetin Filozofik – Departamenti i Historisë, drejtimi Histori Bashkëkohore. Më 21 shkurt 2020 mbaroi studimet e ciklit të tretë (doktoratës) me temën “Pozita e shqiptarëve në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore 1941-1945”dhe mori gradën shkencore “Doktor i shkencave të historisë”.

• Kryetar i Këshillit të Studentëve të Fakultetit Filozofik, 2008 -2010.
• Nga 7 korriku i vitit 2014 është në marrëdhënie të rregullt pune në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, ku deri më 8 korrik 2020 ka qenë Hulumtues i pavarur shkencore për shek. XX, ndërsa aktualisht ka pozitën e Bashkëpunëtorit shkencor për shek. XX.
• Në mbledhjen e Këshillit Shkencor të Institutin e Historisë “Ali Hadri”, më 23 dhjetori i viti 2021 është zgjedhur Shef (drejtues) i Departamenti të Historisë Bashkëkohore në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë.
• Nga 1 tetori 2022 është në marrëdhënie pune në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Filozofik, Departamentin e Historisë, ku mban pozitën e asistentit të angazhuar, në nivelin Master, në programin: Histori e Kohës së Re dhe Arkivistikë.

Artikuj shkencorë brenda vendit
• Haxhi Ademi: “Pushtimi i Kosovës nga nazifashistet dhe Kosova gjatë viteve 1941-1944”, E DJATHTA SHQIPTARE NË MBROJTJE TË SHQIPËRISË ETNIKE. Shoqata “Trojet e Arbërit“. Prizren: 2015, Nr.12.
• Haxhi Ademi: “Qëndrimi i shtetit gjerman ndaj Kosovës gjate viteve 1941-1944”,VJETAR. VJETAR. Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës. Prishtinë: 2014, Nr. 52.
• Haxhi Ademi: “Interpretimi i literaturës historiografie për ripushtimin jugosllavë të Kosovës dhe Luftën e Drenicës (1944/1945)”. “RIPUSHTIMI JUGOSLLAV I VISEVE SHQIPTARE DHE LUFTA E DRENICËS (1944/1945). Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë: 2016.
• Haxhi Ademi: “Lufta e Drenicës 1944-1945”. JAVA E SHKENCËS 2016. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. Prishtinë: 2017.
• Haxhi Ademi: “Roli i Shaban Palluzhës në luftën e Drenicës (1944-1945)”. JAVA E SHKENCËS 2017. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. Prishtinë: 2018.
• Haxhi Ademi: “Disa të dhëna mbi zhvillimi e arsimit shqip në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore”. GJURMIME ALBANOLOGJIKE, Nr. 48. Instituti Albanologjik, Prishtinë: 2018.
• Haxhi Ademi bashkautor me Skender Lutfiun: “Pasqyrimi i demonstratave të 1 tetorit 1997 në shtypin e shtetit shqiptar”, BULETINI I FAKULTETI FILOZOFIK, Nr. XXX (2017-2018) XXXI (2019-2020). Prishtinë: Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Filozofik, 2020.
• Haxhi Ademi bashkautor me Arijan Janven: “Roli i Kuvendit të Kosovës gjatë viteve ’90 të shekullit XX”, BULETINI I FAKULTETI FILOZOFIK, Nr. XXXII (2021). Prishtinë: Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Filozofik, 2021.
• Haxhi Ademi: “Jeta politike në Kosovë në vitet e Luftës së Dytë Botërore (1941-1945)”, Revista Kosova, Nr.46. Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2021.
• Haxhi Ademi: “Organizimi shtetëror nën udhëheqjen e Rexhep Mitrovicës”. GJURMIME ALBANOLOGJIKE, Nr. 51. Instituti Albanologjik, Prishtinë: 2021.
Artikuj shkencorë jashtë vendit:

• Haxhi Ademi: “Pozita kushtetuese e Kosovës gjatë viteve 1966-1974”. Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike dhe Instituti për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës. Tetovë: 2013, Nr. 8.
• Haxhi Ademi: “Disa të dhëna mbi zhvillimin e arsimit shqip në Kosovë në zonën italiane të pushtimit gjatë Luftës së Dytë Botërore”, SCUPI.“75-VJETORI I HAPJES SË SHKOLLAVE SHQIPE NË KOSOVË DHE NË MAQEDONINË PERËNDIMORE. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkupë & Instituti Albanologjisë- Prishtinë & Qendra e Studimeve Albanologjike – Tiranë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë. Shkupë: 2017. Nr. 17.
• Haxhi Ademi: “The Bulgarian Occupation Zone During World War II”, INTERNATIONAL CONFERENCE ON SOCIAL SCIENCES 13TH ICSS XIII 2017. European Center for Science Education and Research. Vjenë: 2017, Vol. II.
• Haxhi Ademi: “Disa nga programet dhe elaboratet politike serbe për Kosovën dhe popullin shqiptar”. MEHMET PASHË DERALLA NË 175- VJETORIN E LINDJES 1843-2018. Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike. Shkup: 2018.
• Haxhi Ademi: “Ndikimi i Demonstratave të vitit 1968 në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë”. PHILOSOPHICA-INTERNATIONAL JOURNAL OF SOCIAL AND HUMAN SCIENCES. Universiteti i Tetovës. Tetovë: 2018. Nr.10.
• Haxhi Ademi: “THE CASE OF THE “DISPLACEMENT” OF SERBS FROM KOSOVO DURING WORLD WAR TWO” Analele University of Craiova analel Universitatildin-Craiova-Year XXIV, No.1 (35) 2019.
• Haxhi Ademi, “Pozita e shqiptarëve në frontin e Adriatikut dhe masakra e Tivarit” STUDIME HISTORIKE, Akademia e Studimeve Albanologjike& Instituti i Historisë. Tiranë: V.LXXIII (LVI), 1-2/2019.
• Haxhi Ademi, “Masakrat mbi popullsinë shqiptare gjatë Luftë së Dytë Botërore” SHENJA- Një shekull gjenocid, Vitit XI, Nr.129, Janar 2022.
• Haxhi Ademi, “Përpjekjet serbe-jugosllave për shpërngulja e popullsisë shqiptare” SHENJA- Dekomunistizimi i kombit, Vitit XII, Nr.138, Tetor 2022.

Veprimtaria tjetër shkencore dhe botuese:
• “Fjalorin Enciklopedik të Kosovës”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës. Autor i 27 (njëzeteshtatë) zërave.
• Në veprën “Historia e Kosovës”, e cila është në proces të botimit, që do ta nxjerrë Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në Prishtinë, të kreut III “Zhvillimi i arsimit dhe kulturës 1941-1944”.
• Në veprën “Gjenocidi serb në Kosovë, 1844-1999”, e cila është në proces të botimit, që do ta nxjerrë Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në Prishtinë, do të trajtoj dhunën dhe terrorin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe krimet e forcave serbe (1998-1999) në komunën e Skenderaj dhe Drenasit.
• Në veprën “Drenica në fokusin e Historisë” e cila është në proces të botimit, që do ta nxjerrë Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në Prishtinë autor i njësisë: “Arsimi dhe kulturë në Drenicë për periudhën 1939-1999”.

Veprimtaria kontribuuese (Redaktor, Recensent, etje).
• Recensent i veprës “TOKA SKUQ E QELLI NXIN”, të autorit Afrim Hysenaj.
• Këshilltar redaktues i veprës “Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”, Përmbledhje kumtesash nga konferenca shkencore ndërkombëtare e mbajtur me rastin e 30-vjetorit, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, më 1, dhe 2, qershor 2011. Vëllimi I. Botuar nga Instituti Albanologji i Prishtinës dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, Prishtinë 2021.
• Këshilltar redaktues i veprës “Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”, Përmbledhje kumtesash nga konferenca shkencore ndërkombëtare e mbajtur me rastin e 30-vjetorit, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, më 3-4, qershor 2011. Vëllimi II. Botuar nga Instituti Albanologji i Prishtinës dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, Prishtinë, 2021.
• Recensent i veprës “RUGOVA: KRYENGRITJA DHE MASAKRAT MË 1918-1919” Përmbledhje kumtesash nga simpoziumi shkencor “100-vjetori i kryengritjes dhe masakrave të Malit të Zi dhe të Serbisë në Shtupeq dhe në katundet të tjera të Rugovës, më 1919”. Organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Klubi i Intelektualëve i Rugovës në Pejë, më 15 shkurt 2019. Botuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, 2022.
• Këshilltar redaktues “Katalog botimet e Institutit të Historisë (1967-2022)”, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2022.
• Redaktor shkencor i veprës “Pranvera e madhe shqiptare – 40 vjet nga Demonstratat e vitit 1981”. Përmbledhje kumtesash nga konferenca shkencore për demonstratat e vitit 1981, me rastin e 40-vjetorit, mbajtur në Stuttgart, më 17-18 prill 2021, botuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinës, 2023.
• Recensent i veprës “Dokumentet britanike mbi veprimtarinë politike të familjes Kryeziu-Gjakovë në vitet 1945-1949” të autorit, Dr. Kosovar Basha. Botuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinës, 2023.

Botime monografike
• “Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore”, Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë, 2021.
Brenda vendit
• Konferencë Ndërkombëtare “Lufta e Parë Botërore dhe shqiptarët (1914-1918)”, organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Filozofik, me kumtesë: “Zona e pushtimit bullgar gjatë Luftës së Parë Botërore”, bashkautor me Skender Lutfiun, mbajtur më 28 qershor 2014 në Prishtinë.
• Konferencë Shkencore – Sesioni XII Shkencor, “Ripushtimi jugosllav i Kosovës dhe trojeve tjera etnike më 1944 dhe qëndresa shqiptare”, organizuar nga Shoqata e Intelektualëve mbar shqiptarë “Trojet e Arbrit”, me kumtesë: “Pushtimi i Kosovës nga nazifashistet dhe Kosova gjatë viteve 1941-1944”, mbajtur 09 gusht 2014 në Gjakovë.
• Konferencë Shkencore “Ripushtimin jugosllavë i Kosovës dhe Luftën e Drenicës (1944/1945)” organizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë me kumtesë: “Interpretimi i literaturës historiografike për ripushtimin jugosllavë të Kosovës dhe Luftën e Drenicës (1944/1945)”, mbajtur më datë 30 tetor 2015 në Prishtinë.
• Konferenca vjetore e shkencës “Java e Shkencës 2016” (Edicioni i tetë), organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me kumtesë “Lufta e Drenicës 1944-1945”, mbajtur më 10-12 maj 2016, në Prishtinë.
• Konferenca vjetore e shkencës “Java e Shkencës 2017”, (Edicioni i nëntë), organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me kumtesë “Roli i Shaban Palluzhës në luftën e Drenicës (1944-1945)”, mbajtur më 16-19 maj 2017, në Prishtinë.
• Konferencë shkencore “Lëvizja studentore në Kosovë dhe Protestat e 1 tetorit 1997”, organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Filozofik, me kumtesë: “Pasqyrimi i demonstratave të 1 tetorit 1997 në shtypin e shtetit shqiptar”, bashkautor me Skender Lutfiun, mbajtur më 2 tetor 2017 në Prishtinë.
• Konferenca vjetore e shkencës “Java e Shkencës 2018”, (Edicioni i dhjetë), organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me kumtesë: “Çështja e “shpërnguljes” së serbëve nga Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore”, mbajtur më 15-18 maj 2018, në Prishtinë.
• Tribunë shkencore, në nder të shënimit të 110 vjetorit të “Kuvendit të Ferizajt 05-23 korrik 1908” organizuar nga Komuna e Ferizajt, me kumtesë “Ferizaj në fazën e fundit të Rilindjes Kombëtare 1908-1912”, mbajtur më 23 korrik 2018, në Ferizaj.
• Akademi shkencore dhe promovuese, “Prof. Dr. Muhamet Shatri-50 vjet në shërbim të çështjes shqiptare 1968-2018” organizuar nga Shoqata e Intelektualëve mbar shqiptarë “Trojet e Arbrit”, me kumtesë: “Lufta e Dytë Botërore në optikën e Prof. dr. Muhamet Shatrit.”, mbajtur 27 korrik 2018 në Prizren.
• Konferencë Shkencore “Demonstratat e vitit 1968”, organizuar nga Shoqatat e të Burgosurve Politikë e Kosovë, Instituti i Historisë “Ali Hadri” dhe Instituti Albanologjik, me kumtesë: “Ndikimi i Demonstratave të vitit 1968 në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë”, mbajtur më 26 nëntor 2018, në Prishtinë.
• Konferencë shkencore “Parlamentarizmi shqiptar ndër vite” Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik-Departamenti-Historisë, me kumtesë “Roli i Kuvendit të Kosovës gjatë viteve ’90 të shekullit XX”, bashkautor me Arjan Janoven, mbajtur më 10 qershor 2021.
• Konferencë shkencore ndërkombëtare, “Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1999” organizuar nga Shoqata e Intelektualëve mbar shqiptarë “Trojet e Arbrit”, me kumtesë: “Masakra e Tivarit”, mbajtur më 18 korrik 2021, në Skenderaj.
• Konferencë shkencore, “Gjenocidi serb kundër shqiptarëve gjatë shek. XIX-XX” organizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë, Instituti i Historisë-Tiranë, Instituti Albanologjik-Prishtinë, me kumtesë: “Krimet e forcave serbe në komunën e Skenderaj dhe Drenasit (1998-1999)” , mbajtur më 7-8 prill 2022, në Prishtinë.
• Konferencë shkencore “110 vjetori i Kryengritjes së përgjithshme dhe shtetit të shtetit të pavarur shqiptar: roli i Hasan Prishtinës”, organizuar nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik-Departamenti-Historisë dhe Komuna e Vushtrrisë, me kumtesë: “Kontributi i Hasan Prishtinës për çështjen e shqiptarëve në Mbretërinë e Jugosllavisë nëpërmjet peticioneve e memorandumeve dërguar Lidhjes së Kombeve (1927-1931)”, mbajtur më 10 qershor 2022.

Jashtë vendit
• Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “101 vjet Shtet Shqiptar dhe më pas”, organizuar nga Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, me kumtesë: “Pozita kushtetuese e Kosovës në periudhën 1966-1974”, mbajtur më 28 nëntor 2013, Tetovë, Republika e Maqedonisë.
• International Conference WWI the Ottoman Empireand the Balkans, me kumtesë: “The positionof Albanians in the Bulgarianoccu pationduring World War I.”, organizuar nga International Universityof Sarajevo dhe Yurtdişi Türkler, mbajtur nga 17 deri më 19 shtator 2014, në Sarajevë- Bosnjë dhe e Hercegovinë.
• Konferencë shkencore kombëtare: “102-vjet shtet shqiptar e më pastaj-Çështja shqiptare dhe Derallajt”, me kumtesë: “Disa nga programet dhe elaboratet politike serbe për Kosovën dhe popullin shqiptar”, organizuar nga Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike Republika e Maqedonisë, mbajtur më 6-7 dhjetor 2014, në Tetovë- Republika e Maqedonisë.
• Konferencë shkencore “75-vjetori i hapjes së shkollave shqipe në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore”, me kumtesë: “Disa të dhëna mbi zhvillimin e arsimit shqip në Kosovë në zonën italiane të pushtimit gjatë Luftës së Dytë Botërore”, organizuara nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkupë & Instituti Albanologjisë- Prishtinë & Qendra e Studimeve Albanologjike – Tiranë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë, mbajtur më 20 nëntor 2016, Shkup.
• Konferencë shkencore ndërkombëtare “International Conference on Social Sciences 13th–ICSS XIII”, organizuar nga Universiteti i Vjenës, me kumtesë: “The Bulgarian Occupation Zone During World War II”, mbajtur më 6 dhe 7 tetor 2017, në Vjenë të Austrisë.
• Konferencë ndërkombëtare, “Zhvillimi ndërrajonale në fokus të studimeve gjeografike, historike, socio-ekonomike dhe kulturore”, me temë: “The bulgarian occupation zone duri World War II” organizuar nga Universiteti “Fan. S. Noli”, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë – Departamenti i Historisë, mbajtur 3 nëntor 2017, në Korçë – Republika e Shqipërisë.
• Konferencë Shkencore “Vitit 1968 sfidë e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni”, organizuar nga Universiteti i Tetovës, Republika e Maqedonisë, me kumtesë: “Ndikimi i Demonstratave të vitit 1968 në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë” mbajtur më 22 dhjetor 2018, në Tetovë – Republika e Maqedonisë.
• Simpozium shkencor “Lëvizja e viteve 1988-1989 dhe mbledhja e dytë e përgjithshme”, organizuar nga Shoqëria “Lëvizja”, Instituti Albanologjik dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës”, me kumtesë “Suprimimi i Autonomisë së Kosovës dhe pasojat e tij”, mbajtur më 8 shkurt 2020, në Tiranë.
• Konferencë shkencore ndërkombëtare “6th International Congress of Eurasian Social Sciences ICOESS-2022”, me kumtesë “Displacment of the albanine population from Kosovo to Turkey (1937-1941)” mbajtur më 13-16 maj 2022, në Bodrum të Turqisë.
• Konferencë shkencore, me temë: “Rruga e shqiptarëve drejtë pavarësisë dhe shtetndërtimi”, organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike me kumtesë “Përpjekjet për konsolidimin e shtetit shqiptar gjatë viteve 1920-1924”, në bashkautorësi me Dr. Skender Lutfiun, mbajtur më 24 nëntor 2022, në Tiranë.

• Historia Bashkëkohore Shqiptare – shek. XX.
• Historia e Kosovës e shek. XX

GJUHËT E HUAJA:

• Ka nivel të mirë të gjuhës angleze dhe njohuri bazike të gjuhës serbe.

Shiko biografinë e plotë për   Haxhi Ademi