INSTITUTI I HISTORISË “ALI HADRI”-PRISHTINË
U botuan nga Instituti i Historisë katër vëllime me dokumente nga Arkivi i Luftës i Agjencisë Shtetërore Informative, “Kosovapress”, pergatitur nga Berat Luzha. Vëllimet e përgatitura përmbajnë një material dokumentar voluminoz, që lirshëm mund të thuhet se janë rreth 2 000 faqe (katër vëllimet), megjithëse periudha që përfshihet në vëllime nuk i kalon 5-6 muajt.
Vëllimet me dokumente të agjencisë “Kosovapress” për luftën e UÇK-së janë padyshim punë e rëndësishme, e dobishme dhe me vlerë për historinë më të re të Kosovës. Lexuesi do të ndeshet me mijëra lajme, informata, komente, intervista, reportazhe, kronika, letra, reagime, telegrame e deklarata, që vinin nga frontet e luftës, por edhe nga arena politike, diplomatike e ushtarake brenda e jashtë Kosovës. Të gjitha këto dokumente na ndihmojnë të krijojmë një pasqyrë më të qartë për luftën dhe ngjarjet në Kosovë dhe rreth Kosovës, në dimër-pranverë të vitit 1999.
Agjencia “Kosovapress” ishte bërë burim i pazëvendësueshëm informimi edhe për shqiptarët jashtë Kosovës, si dhe për agjencitë, shtypin dhe politikën e diplomacinë ndërkombëtare. Botimi i Arkivit vë në dukje rolin e madh që luajti bota demokratike për çlirimin e popullit të Kosovës, si: SHBA-së, vendet e BE-së, Aleanca Veri-Atlantike NATO etj. Ky botim na ndihmon neve historianëve, për të shkruar më mirë, më drejtë dhe më saktë historinë më të re të popullit tonë.
Besojmë se botimi i Arkivit të Luftës i Agjencisë “Kosovapress” është punë me vlerë në shërbim edhe të lexuesve të zakonshëm, të studentëve e pedagogëve, të studiuesve e të kujtdo tjetër, që dëshiron ta njehë historinë e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe historinë tonë kombëtare, në përgjithësi.
Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë.
Lajmet e fundit
- Konferenca Shkencore Ndërkombëtare – “SHQIPTARËT DHE LUFTA E PARË BOTËRORE”
- Raport i komisionit përzgjedhës, bashkëpunëtor i lartë shkencor për periudhën Koha e Re- zgjedhje /rizgjedhje
- Raport i komisionit recensues për vendin e punës: Bashkëpunëtor i lartë shkencorë për shek. XX
- Raporti i komisionit recensues – Bashkëpunëtor i lartë shkencor
- KONKURS – Bashkëpunëtor i lartë shkencor
- Raport i komisionit recensues për pozitën:Bashkëpunëtor i lartë shkencor