Konferenca shkencore ndërkombëtare: “Kosova – rruga drejt lirisë”
INSTITUTI I HISTORISË “ALI HADRI”-PRISHTINË
INSTITUTE OF HISTORY “ALI HADRI”-PRISHTINA
Me rastin e 20-vjetorit të çlirimit, Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë në Tiranë dhe Institutin për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, organizojnë Konferencën shkencore ndërkombëtare: “Kosova – rruga drejt lirisë”. Kumtesat do të mbahen nga studiues nga trevat shqiptare dhe ata ndërkombëtarë, të cilët do të shtjellojnë gjerësisht pikëpamjet dhe kërkimet e tyre shkencore në kuadër të tematikave të përgjithshme të përcaktuara nga Këshilli Organizues. Më datën 12 qershor 2019, do të jetë Konferenca, e cila do t’i japë mundësinë studiuesve të kontribuojnë me kumtesat e tyre. Kumtesat e Konferencës ndërkombëtare kushtuar 20-vjetorit të çlirimit, do të botohen në kuadrin e përmbledhjeve të punimeve të Konferencës, të cilat do të përgatiten për botim më së largu deri në qershor të vitit 2020.
Këshilli Organizativ ka parapa këto teza të përgjithshme:
- Përpjekjet për çlirim dhe bashkim kombëtar gjatë viteve 1945-1989,
- Shthurja e Jugosllavisë dhe Kosova,
- Kosova në vitet 1990-1997,
- Lufta çlirimtare në Kosovë,
- Epopeja e lavdishme e familjes Jashari,
- Krimet e forcave serbe dhe dëmet e luftës,
- Qëndrimi i shtetit shqiptar ndaj çështjes së Kosovës,
- Çlirimi i Kosovës dhe administrimi ndërkombëtar nga OKB (1999-2008),
- Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, dhe
- Qëndrimi i faktorëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës, fundi i shek. XX dhe fillim shekulli XXI.
Studiuesit, abstraktet mund t’i dërgojnë deri më datën 30 prill, në adresën elektronike të Institutit të Historisë – Prishtinë: [email protected]
D r e j t o r i
Prof. assoc. dr. Sabit Syla