Instituti i Historisë, botoi librin e radhës Kosova në arkivat e shtetit shqiptar 1950-1969-Dokumente, përgatitur nga Sabit Syla, Jakup Krasniqi dhe Nuri Bexheti.
Instituti i Historisë, botoi librin e radhës Kosova në arkivat e shtetit shqiptar 1950-1969-Dokumente, përgatitur nga Sabit Syla, Jakup Krasniqi dhe Nuri Bexheti. Libri është përmbledhje e dokumenteve arkivore të pabotuara, të cilat në mënyrë shumë kredibile shprehin jo vetem gjendjën e vështirë ekonomike, dhunimin e të drejtave kombëtare dhe persekutimin dhe represionin jugosllav mbi shqiptarët në Kosovë, por edhe shqetesimet e autoriteteve të shtetit shqiptar karshi kësaj politike diskriminuese dhe përpjekjet e tyre për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për të ndikuar në parandalimin e kësaj dhune.
Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave më 1948 u acaruan në kulm, duke shënuar një ndryshim në politikën e PPSH e cila foli hapur për Kosovën. Në nëntor të vitit 1953, Shqipëria ndërmori aksionin për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Jugosllavinë, të ndërprera me kërkesë të Qeverisë jugosllave 3 vjet më parë. Më 21 dhjetor, Qeveria jugosllave njoftoi se ishte gati të rivendoste marrëdhëniet diplomatike dhe në vitin 1954 u hapën përfaqësitë në Tiranë dhe Beograd. Më 1956 filloi keqësimi i marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave,acarimi i mëtejshëm shtetëror, ndikoi sa që në gusht 1958, Qeveria shqiptare tërhoqi përkohësisht të dërguarin e saj në Beograd, e në shtator u largua nga Shqipëria i dërguari jugosllav. Keqësimi i përgjithshëm i marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave çoi në vitin 1959, në tërheqjen e të dërguarit shqiptar nga Beogradi dhe atij jugosllav nga Tirana, duke mbetur marrëdhëniet në nivelin e të ngarkuarve me punë. Më 5 shkurt 1971, Qeveria jugosllave e shqiptare vendosën që të ngrenë nivelin e përfaqësimit të tyre diplomatik në rang ambasade dhe të shkëmbejnë ambasadorët përkatës.
Në këtë vëllim, fillimisht përfshihen disa dokumente për qëndrimin eudhëheqjes shqiptare të fillim viteve ‘50, e cila ishte pjesë e fushatës antijugosllave. Shumë dokumente pasqyrojnë gjendjen e vështirë të popullsisë shqiptare në Kosovë dhe më gjerë. Për krimet, arrestimet e diskriminimin nacional të udhëheqjes politike jugosllave ndaj shqiptarëve në Jugosllavi, u përgatiti një projekt notë verbale për sekretarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Më tej, dokumentet e këtij vëllimi pasqyrojnë qëndrimin e udhëheqjes shqiptare gjatë zhvillimit të marrëdhënieve diplomatike në mes të Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Çështja e Kosovës është parë e lidhur ngushtë me politikën e pajtimit të BS me Jugosllavinë e Titos, që ndodhi në këtë periudhë dhe një lloj detante të vendosur në marrëdhëniet Lindje-Perëndim.
Me interes janë dokumentet pas acarimittë marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, me c’rast udhëheqja e lartë shqiptare do të adresonte ndaj Titos kritika për politikën e ndjekur prej tij ndaj shqiptarëve, për diskriminimin kombëtar të tyre, për shpërnguljet në Turqi, aksionin e armëve, ngecjen ekonomike, kulturore, arsimore etj. Udhëheqja shqiptare, krahas çështjeve të tjera që merrej me Kosovën, një problem më vete paraqisteme çdo kusht mbrojtja e popullsisë shqiptare të Kosovës nga asimilimi dhe dëbimi me dhunë nga territoret e tyre etnike. Për popullsinë shqiptare në Jugosllavi u përdorën terma të ndryshme, si: minoritet, kombësi shqiptare, shtetas shqiptarë në Jugosllavi, pakicë shqiptare, minoritet kombëtar etj.
Dokumentacioni i viteve ‘60, na njofton se, Tirana zyrtare ishte në dijeni për shumë zhvillime politike që ndodhnin në atë kohë në Jugosllavi. Ajo zotëronte materiale të bollshme rreth klikës sunduese Tito-Rankoviq. Madje kishte arritur të depërtonte dhe të siguronte informacion për listën emërore të oficereve të UDB-së dhe disa prej bashkëpunëtorëve shqiptarë të saj, ndër të gjitha qytetet e Kosovës. Shteti shqiptar qysh në fillim të viteve ‘50, kishte dërguar disa punëtorë operativë të zbulimit në Jugosllavi, por edhe qeveria jugosllave kishte dërguar në Shqipëri. Që nga viti 1948 deri në fund të vitit 1960, nëpërmjet kufirit shqiptaro-jugosllav, kishin hyr në territorin shqiptar 327 banda të armatosura me gjithsej 1349 diversantë, si dhe 33 individë të shkëputur. Bandat e armatosura diversante jugosllave krahas të tjerave, kishin arritur, përveç tjerave edhe që të vrisnin, disa shqiptarë.
Në vitet e gjashtëdhjeta, udhëheqja politike e shtetit shqiptar qe më aktive rreth çështjes së Kosovës, e cila ndiqte me kujdes zhvillimin e ngjarjeve. Megjithatë, ajo nuk kaloi kufijtë e legalitetit. Udhëheqja shqiptare nuk e mbështeti opsionin “Kosova Republikë”, por u shpreh për ruajtjen e Jugosllavisë Federative dhe qëndrimit të Kosovës brenda saj. Arsyet duhen kërkuar tek interesat e vetë udhëheqjes shqiptare, frika se Kosova mund të bëhej objekt i reprezaljeve serbe, rezervat e saj ndaj atyre që ishin në ballë të demonstratave dhe krijimi i një republike të dytë shqiptare në Ballkan, e cila mund të mos ishte aq komuniste sa ishte vetë Shqipëria dhe mund të mos ishte nën kontrollin e udhëheqjes së saj, si dhe nga fakti se, udhëheqja e Kosovës nuk kishte propozuar vetë për krijimin e republikës së Kosovës. Së fundi, ishte edhe kushtëzimi nga ecuria e situatave ndërkombëtare e në varësi të saj, Tirana përshtati edhe sjelljen e saj.
Udhëheqja shqiptare, siç dëshmon dokumentacioni arkivor, ishte në dijeni për shumë procese që ndodhnin në vitet ‘50 dhe ’60 në Jugosllavi, dhe ndiqte me vëmendje të veçantë:terrorin dhe persekutimet mbi shqiptarët, presioninpër tëndërruarnënshtetësinë, emigrimin dhe shpërndarjen e tyre në Turqi, zhvillimet ekonomike, shoqërore, kulturore-arsimore e shëndetësore, qëndrimin e organeve jugosllave karshi shqiptarëve e pjesëmarrjen e tyre në organet e pushtetit lokal, krahinor dhe qendror në Jugosllavi, njoftimet statistikore të regjistrimeve të popullsisë, veprimtarinë e UDB-së, ligjin kushtetues të Kosovës e mbledhjet e Komitetit Krahinor të LK tëKosovës, përpjekjet për përdorimin e flamurit kombëtar, gjendjen politike etj.