Arbër Kuçi
Datëlindja: 05.09.1983
Vendlindja: Lutogllavë, Pejë
Kombësia: Shqiptar
Gjendja civile: I martuar
Adresa: Prishtinë
Sekretar i institutit, master i shkencave juridike
- Shkollën fillore e kreu në Zahaq, ndërsa të mesmen në shkollën e Mjekësisë “Ramiz Sadiku” në Pejë.
- Në vitin akademik 2003/2004 në Universitetin e Prishtinës, është regjistruar në Fakultetin Juridik, ku u diplomua dhe mori titullin Jurist i Diplomuar.
- Në vitin akademik 2006/2007, studimet pasuniversitare i vijoi po ashtu në po të njëjtin Fakultet në Drejtimin Penal-Juridik. Në vitin akademik 2010-2011 mbaroi studimet pasuniversitare me temën: “Dënimi si sanksion penal”, dhe mori gradën shkencore, Master i Shkencave Juridike.
- Ka qenë i angazhuar asistent në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, po ashtu ka qenë edhe ligjërues në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” në Fakultetin Juridik, asistent në Universitetin publik ”Haxhi Zeka” në Pejë, Fakulteti Juridik.
- Në kohën sa ishte student ishte kryetar i Parlamentit të Studenteve të Universitetit të Prishtinës.
- Po ashtu ka vijuar një punë praktike te avokati Domenikus Zettel në Ludvigshafen në Gjermani për një periudhë kohore dy vjeçare.
- Nga viti 2014 punon në detyrën e sekretarit në Institutin e Historisë “Ali Hadri”.
Ka vijuar trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, duke filluar me seminare dhe vizita studimore në Universitete të ndryshme evropiane si në Akademinë Evropiane të Berlinit, në Universitetin e Vjenës në Universitetin e Budapestit, e në Universitetin e Napolit.
Frashër Demaj, ka botuar në bashkautorësi këto tekste shkollore:
1. HISTORIA 10, Gjimnazi i Përgjithshëm dhe Gjimnazi i Shkencave Shoqërore, (dispensë) Shtëpia botuese “Dukagjini”, Prishtinë, 2003.
2. HISTORIA 10, Gjimnazi Shkencave Matematikë-Informatikë dhe Gjimnazi i Shkencave Natyrore, (dispensë) Shtëpia botuese “Dukagjini”, Prishtinë, 2003.
3. HISTORIA 6, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004. (11 herë e ribotuar)
4. USHTROJMË SË BASHKU, FLETORE PUNE 6, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004, (11 herë e ribotuar) .
5. HISTORIA 10, Gjimnazi i Përgjithshëm dhe Gjimnazi i Shkencave Shoqërore, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004, (11 herë e ribotuar).
6. HISTORIA 10, Gjimnazi Matematikë-Informatikë dhe Gjimnazi i Shkencave Natyrore, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004, (11 herë e ribotuar).
7. HISTORIA 11, Gjimnazi i Gjuhëve, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004 (5 herë e ribotuar).
8. HISTORIA 8, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë 2005, (10 herë e ribotuar).
9. HISTORIA 13, Gjimnazi i Përgjithshëm, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë 2006. (ribotuar 3 here)
10. HISTORIA 9, Fletore Pune, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (8 herë e ribotuar).
11. HISTORIA 5, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (8 herë e ribotuar).
12. HISTORIA 5, Fletore Pune, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (8 herë e ribotuar).
13. HISTORIA 8, Fletore Pune, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë 2006, (9 herë e ribotuar)
14. Historia 6, Shtepia Botuese Dukagjini, Prishtinë 2019.
15. Fletore Pune Historia 6, Shtepia Botuese Dukagjini, Prishtinë 2019.
16. Historia 7, Shtepia Botuese Dukagjini, Prishtinë 2019.
17. Fletore Pune Historia 6, Shtepia Botuese Dukagjini, Prishtinë 2019.
Frashër Demaj ka recensuar këto botime monografike
1. Dr. Fehmi Rexhepi, Dr. Isa Bicaj, Historia 9, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë 2003.
2. Pjetër Binak Geci, Malësori i Flamurit, Mark Avdyli-Ndreu, Shtëpia botuese “Pjetër Bogdani”, Has, 2005.
3. Prof. dr. Muhamet Shatri, Prof. dr. Ramiz Abdyli, Dokumente Ruse për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Prishtinë 2006.
4. Haxhi Bajraktari, Marrëdhëniet shqiptaro-hebraike, Prishtinë 2009.
5. Prof. Dr. Gjyltekin Shehu, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet diplomatike franceze (1878-1881), Prishtinë 2010.
6. Kolec Çefa, Luigj Gurakuqi në një optikë të re, Prishtinë 2011.
7. Zijadin Gashi, Mbijetesa dhe pavaresia e shkollave fillore shqipe në komunën e Prishtinës 1990-1999, Prishtinë 2014.
8. Dr. Minir Ademi, Luftëtari i tri emblemave, Beqir Sadiku – Komandant Sllupçani, Kumanovë 2014.
9. Shkodran Imeraj, Masakra e Lybeniqit, Prishtinë 2015.
10. Rrok Gjolaj, Bajraktarët e Kojës gjatë shekullit XX, Tuz 2016.
11. Permbledhje punimesh, Dëbimi me dhunë i popullatës shqiptare nga Kosova me theks të veçantë nga Mitrovica dhe rrethina e saj, Mitrovicë 2018
12. Ahmet Krasniqi, SHTATEMBEDHJETE SHTATORI (Ditar nga burgu) , Prishtinë 2018
13. Dr. Teki Kurti, Vetqeverisja vendore ne Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës, Tiranë 2018.
14. Afrim Caka, Ata u vranë-lanë pas vetes historinë, ditar burgu, dëshmi dhe fakte, Gjakovë 2019.
GJUHËT E HUAJA:
Flet mirë gjuhën angleze.
Shiko biografinë e plotë për Arbër Kuçi