Instituti i Historisë në Prishtinë, botoi monografinë “Kosova 1968-1990”, të autorit dr.Shkodran Imeraj – Instituti i Historisë ‘Ali Hadri’ Prishtinë

Instituti i Historisë në Prishtinë, këto ditë ka nxjerrë nga botimi monografinë: “Kosova 1968-1990”, tëpunonjësit të saj dr.Shkodran Imeraj, bashkëpunëtor shkencor në Departamentin e Historisë Bashkëkohore.
Monografia ështëredaktuar dhe recensuar nën kujdesen e dr.Sabit Syla kryeredaktor, dhe tërecensentëve, dr. Valentina Duka, dr. Fehmi Rexhepi dhe dr.Fahrush Rexhepi.
Monografia: “Kosova 1968-1990”, ka gjithsej 284 dhe është e ndërtuar në katër krerë, duke i paraprirë fillimisht parathënia, hyrja dhe përmbajtja e librit, e duke përfunduar me përfundimet në gjuhën shqipe dhe angleze si dhe literatura dhe treguesi i emrave.
Në kreun e parë, autor ka trajtuar rrjedhën politike në Kosovë në prag tëshpërthimit dhe gjatëdemonstratave të vitit 1968, të cilat ishin demonstratat e para në Kosovën e pas Luftës së DytëBotërore.
Në kuadër të kësaj autori ka shtjelluarPlenumin e Brioneve tëkorrikut të vitit 1966, më pas demonstratat e vitit 1968, themelimin e institucioneve akademike e shkencor dhe tëUniversitetit të Prishtinës.
Në kreun e dytë, ështëtrajtuar statuti i Kosovës në kuadër të Republikës Socialiste Federative tëJugosllavisë në bazë të Kushtetutës së vitit 1974.
Nëkuadër tëkëtij kreu autori ka trajtuar rolin dhe funksionimin, dhe kompetencat e institucioneve të Kosovës, tëbazuar në kuadër tëKushtetutës së RSF tëJugosllavisë të viti 1974 dhe të Kushtetutës sëKrahinësSocialiste Autonome të Kosovës.
Në kreun e tretë, autori ka trajtuardemonstratat e vitit 1981, të cilat shpërthyen në Kosovë gjatë marsit dhe prill. Në këtë kre, autori ka trajtuar edhe pasqyrimine këtyredemonstratave në shtypin e Kosovës.
Në kreu e katër dhe të fundit, janëtrajtuarzhvillimetpolitike në Kosovës gjatëperiudhës 1989-1990, ku autori është fokusuar tek rrethanat në prag të heqjes sëAutonomisë së KSA të Kosovës. Këtu janëtrajtuar edhe Apeli i 215 intelektualëve të cilët kundërshtuan ndryshimet themeltare të Kushtetutës së vitit 1974. Krahas Apelit, autori ka trajtuat edhe grevën e minatorëve tëTrepçës, grevë e cila shkakton edhe fillimin e shembjeve të mureve të RSF tëJugosllavisë.
Po ashtu, në kuadër të kreut të katër, autori ka trajtuar edhe manifestimin antishqiptar të Gazemistanit, më pas themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partive të tjera në Kosovës, miratimin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, dhe Kushtetutës sëRepublikës së Kosovës – Kushtetutës sëKaçanikut të 7 shtatorit 1990, si dhe përpjekjet e para për jetësimin e saj në Komunën e Deçanit.
Në fund tëkëtij kreu, autori ka trajtuar vendosjen e masave të dhunshme nëpër institucione dhe ndërmarrje shoqërore të Kosovës, vrasjet e ushtarëve shqiptarë në armatën e RSF të Jugosllavisë, helmimin dhe dëbimin e nxënësve dhe studentëve shqiptarë nga objektet shkollore e universitare, si dhe fare në fund, ka trajtuar ndërtimindhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës gjatëperiudhës 1990-1992.
Pjesë e monografisë është edhe shtojca, ku autori ka pasqyruar publikimet e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Institutit të Historisë në Prishtinë gjatë periudhës 1968-1990.

2022-06-18T09:28:51+00:00
Go to Top