Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë
Institute of History “Ali Hadri” – Prishtina
Institut za Istoriju “Ali Hadri” – Priština

Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë në Tiranë, organizojnë Konferencë shkencore: “Gjenocidi kundër shqiptarëve gjatë shek. XIX-XX”. Kumtesat do të mbahen nga studiues, të cilët do të shtjellojnë gjerësisht pikëpamjet dhe kërkimet e tyre shkencore në kuadër të tematikave të përgjithshme të përcaktuara nga Këshilli Organizues.

Më datën 8 tetor 2021, do të jetë Konferenca, e cila do t’i japë mundësinë studiuesve të kontribuojnë me kumtesat e tyre. Kumtesat e Konferencës, do të botohen në kuadrin e përmbledhjeve të punimeve të Konferencës, të cilat do të përgatiten për botim më së largu deri në qershor të vitit 2022.

Këshilli Organizativ ka parapa këto teza të përgjithshme:

  1. Aktet juridike ndërkombëtare mbi gjenocidin
  1. Projektet dhe elaboratet serbe kundër shqiptarëve gjatë shek. XIX dhe XX
  2. Dhuna, terrori dhe shpërngulja e dhunshme e shqiptarëve nga territoret verilindore të vilajetit të Kosovës, 1804-1878
  3. Presioni serb për asimilimin e shqiptarëve ortodoksë në Kosovë (1878-1912)
  4. Dhuna dhe terrori ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe vise tjera shqiptare gjatë luftërave ballkanike (1912-1913) dhe Luftës së Parë Botërore, 1914-1918
  5. Shpërnguljet e shqiptarëve, Reforma Agrare dhe kolonizimi, 1918-1941
  6. Krimet, masakrat, burgosjet dhe pushkatimet kundër shqiptarëve nga komunistët jugosllavë dhe bullgarë, gjatë dhe në përfundim të Luftës së Dytë Botërore
  7. Proceset gjyqësore kundër shqiptarëve nga shpallja e Rezolutës së Informbyrosë (korrik 1948) deri në rënien e komunizmit dhe shpërnguljet për në Turqi
  8. Dhuna, terrori dhe burgosjet kundër shqiptarëve, gjatë viteve 1990-1997
  9. Vrasjet dhe masakrat gjatë luftës së vitit 1998/1999 në Kosovë dhe vise tjera shqiptare
  10. Shkatërrimi i institucioneve kulturore, shëndetësore, ekonomike, sociale dhe arsimore të Kosovës
  11. Krijimtaria dhe politika kishtare serbe kundrejt shqiptarëve në Kosovë
  12. Qëndrimi i politikes së sotme serbe ndaj fenomenit të gjenocidit dhe tiparet e saj në raport me këtë çështje
  13. Qëndrimi i Fuqive të Mëdha dhe i organizmave ndërkombëtar ndaj akteve të gjenocidit kundrejt shqiptarëve.

Studiuesit, abstraktet mund t’i dërgojnë deri më datën 1 shtator, në adresën elektronike të Institutit të Historisë-Prishtinë: [email protected]