Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë
Institute of History “Ali Hadri” – Prishtina
Institut za Istoriju “Ali Hadri” – Priština

Instituti i Historisë në Prishtinë, botoi përmbledhjen me kumtesa “Kosova – rruga drejt lirisë”, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe ndërhyrjes së forcave të Aleances Verioatlantike (NATO).
Kjo vepër është përmbledhje e kumtesave të Konferencës shkencore ndërkombëtare: “Kosova – rruga drejt lirisë”, e cila i ka zhvilluar punimet e saj në Prishtinë, më 11 qershor 2019, nën organizimin e Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë – Tiranë dhe Institutin për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Përmbledhja me punime të kësaj Konference Shkencore Ndërkombëtare, trajton rrugëtimin historik të lirisë së Kosovës (jo në përmasa të gjera) duke u pasqyruar në dimensionet e saja politike, juridike, ekonomike, ushtarake, shoqërore, kulturo-arsimore dhe historiografike.
Punimet e ofruara për lexuesin në këtë botim, kane një rëndësi të veçantë për historinë më të re shqiptare, në të cilën trajtohen tema të ndryshme, duke ofruar, materiale të reja, mbështetur në të dhëna dhe fakte shkencore dhe në metodologji të trajtimit bashkëkohor, të cilat padyshim, do t’i shpijnë përpara studimet në fushën e historiografisë shqiptare e më gjerë.