INSTITUTI I HISTORISË “ALI HADRI”-PRISHTINË

INSTITUTE OF HISTORY “ALI HADRI”-PRISHTINA

Me rastin e 20-vjetorit të çlirimit, Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë në Tiranë dhe Institutin për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, organizojnë Konferencën shkencore ndërkombëtare: “Kosova – rruga drejt lirisë”. Kumtesat do të mbahen nga studiues nga trevat shqiptare dhe ata ndërkombëtarë, të cilët do të shtjellojnë gjerësisht pikëpamjet dhe kërkimet e tyre shkencore në kuadër të tematikave të përgjithshme të përcaktuara nga Këshilli Organizues. Më datën 12 qershor 2019, do të jetë Konferenca, e cila do t’i japë mundësinë studiuesve të kontribuojnë me kumtesat e tyre. Kumtesat e Konferencës ndërkombëtare kushtuar 20-vjetorit të çlirimit, do të botohen në kuadrin e përmbledhjeve të punimeve të Konferencës, të cilat do të përgatiten për botim më së largu deri në qershor të vitit 2020.

Këshilli Organizativ ka parapa këto teza të përgjithshme:

  1. Përpjekjet për çlirim dhe bashkim kombëtar gjatë viteve 1945-1989,
  2. Shthurja e Jugosllavisë dhe Kosova,
  3. Kosova në vitet 1990-1997,
  4. Lufta çlirimtare në Kosovë,
  5. Epopeja e lavdishme e familjes Jashari,
  6. Krimet e forcave serbe dhe dëmet e luftës,
  7. Qëndrimi i shtetit shqiptar ndaj çështjes së Kosovës,
  8. Çlirimi i Kosovës dhe administrimi ndërkombëtar nga OKB (1999-2008),
  9. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, dhe
  10. Qëndrimi i faktorëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës, fundi i shek. XX dhe fillim shekulli XXI.                                                                                                        

Studiuesit, abstraktet mund t’i dërgojnë deri më datën 30 prill, në adresën elektronike të Institutit të Historisë – Prishtinë: institutihi[email protected]

 D r e j t o r i
 Prof. assoc. dr. Sabit Syla