Situata e re e krijuar nga virusi Covid19, ndryshoi çdo gjë në ritmin e jetës dhe punës tonë të përditshme. Si pasojë e virusit, përkohësisht u pezullua prania fizike në Institutin e Historisë “Ali Hadri”, por puna e studiuesve nuk u ndërpre. Punonjësit, në rrethana të reja, i krijuan këndet e punës në shtëpitë e tyre dhe kjo me sa duket pati sukses të dukshme.
Përveç projekteve individuale, Instituti në ditët e pandemisë vazhdoi punën në dy projektet kombëtare: “Historia e Kosovës” vëll.1-4, e cila është në fazën e redaktimit dhe “Gjenocidi mbi shqiptarët 1913-1999”.
Aktualisht, në proces botimi janë disa studime, monografi, permbledhje me dokumente dhe kumtesa shkencore.
Dëshmi e punës në kushte pandemie është edhe botimi i këtyre ditëve të librit me dokumente, të përgatitur nga kolegu dhe studiuesi Selver Islamaj “Letërkëmbimet e panjohura të Faik Bej Konicës 1897-1900, vëll.I, Prishtinë: Instituti i Historisë, 2020, 723 f.”, një kontribut i çmuar për historinë dhe letrat shqipe.
Lexim të këndshëm!