Fitim Rifati

DITËLINDJA: 13.02.1987
VENDLINDJA: Pogragjë – Gjilan
KOMBËSIA: Shqiptar
GJENDJA CIVILE: I martuar
ADRESA: Pogragjë – Gjilan
E-MAIL: [email protected]

Doktor i shkencave historike, Bashkëpunëtor shkencor

Në vitin akademik 2005/2006 të Universitetit të Prishtinës, është regjistruar në Fakultetin e Edukimit (Gjilan) – programin e Historisë dhe Edukatës Qytetare. Në këtë fakultet ka diplomuar më 27.6.2009 me temën “Mbretëria Dardane”. Në vitin akademik 2009/2010, studimet pasuniversitare i vijoi në Fakultetin Filozofik të Universitetit Shtetëror të Tetovës (Republika e Maqedonisë), Programi Studimor i Historisë – Koha e Re. Më 27.2.2012 mbaroi studimet pasdiplomike me temën “Roli dhe kontributi i shqiptarëve në Lëvizjen Xhonturke” dhe mori gradën shkencore “Magjistër i shkencave të historisë”. Në vitin akademik 2012-2013 ka vazhduar studimet e doktoratës në Qendrën – Akademinë e Studimeve Albanologjike – Institutin e Historisë në Tiranë (Republika e Shqipërisë). Më 18 maj 2018 mbaroi studimet e ciklit të tretë (doktoraturë) me temën “Kosova gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918)” dhe mori gradën shkencore “Doktor i shkencave historike”.

Punoi si mësimdhënës në lëndët histori-gjeografi, në shkollën fillore të mesme të ulët “Vehbi Ibrahimi” në Uglar të Gjilanit (10.1.2011 – 10.8.2011). Ndërsa nga data 11.8.2011 është në marrëdhënie të rregullt pune në Institutin e Historisë-Prishtinë, ku aktualisht është Bashkëpunëtor shkencor për shek. XIX-XX.

Botime monografike:
1. Kosova gjatë Luftës së Parë Botërore 1914-1918, Prishtinë: Instituti i Historisë – Prishtinë, 2019.

Artikuj:
1. Kontributi i Hasan Prishtinës për arsimin kombëtar, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, “Vjetar” nr. 45-46, Prishtinë, 2011.
2. Traktati i Shën Stefanit dhe reagimet e shqiptarëve, Instituti i Historisë – Prishtinë, “Kosova” nr. 35-36, 2011/2012, Prishtinë, 2012.
3. Roli i Hasan Prishtinës në Lëvizjen Kombëtare (1908-1912), Sesioni X-t SHKENCOR – Shoqata e intelektualëve mbarëshqiptarë “Trojet e Arbrit” – E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, nr. 10, Prishtinë, 2012.
4. Idriz Seferi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Instituti i Historisë – Prishtinë, Kryengritja e vitit 1910 në Kosovë, Prishtinë, 2012.
5. Hasan Prishtina sipas memoareve të disa bashkëkohësve, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës” (konferencë shkencore – 13-14 tetor 2012), “Scupi”, vëllimi 4, Shkup, 2012.
6. Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe xhonturqve gjatë viteve 1895-1902, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, “Vjetar” nr. 47-48, Prishtinë, 2012.
7. Gjilani në Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912, Instituti Albanologjik, “Gjurmime Albanologjike” – Seria e shkencave historike, nr. 41-42/2011-2012, Prishtinë, 2012.
8. Platforms of Albanian Assemblies from 1908-1912, Journal of the Association for Anglo-American Studies, International Journal Anglisticum (Literature, Linguistics & Interdisciplinary Studies), Volume 2, Number 4, August 2013, p-ISSN 1857-8179 e-ISSN 1857-8187, Global Impact Factor: 0.624, Tetova, Macedonia.
9. Roli i shqiptarëve në Lëvizjen Xhonturke (1865-1889), Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, “Vjetar”, nr. 49, Prishtinë, 2013.
10. Disa momente të bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve dhe fqinjëve (1908-1912), The Association of Intelectuals “Democratic Club”, “Vizione” (International magazine for social sciences), nr. 22, Skopje, 2014.
11. Shtypi shqiptar për Perandorinë Osmane (gjysma e dytë e shek. XIX – fillimi i shek. XX), Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, “Vjetar” nr. 50, Prishtinë, 2014.
12. Çështja shqiptare në rrjedhat ballkanike (1912-1913), Albanologji 4, vëllimi II, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2014. Bashkautor me Mr. Naim Musliu.
13. Shqiptarët në Lëvizjen Xhonturke (1907 – gjysma e korrikut 1908), Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, “Kosova” nr. 39, Prishtinë, 2014.
14. Zhvillimet kulturore në Gadishullin Ballkanik dhe ndikimi i tyre në ndërgjegjen kombëtare, Reforma, nr. 1/2015, Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike, Gjilan, 2015.
15. Shqiptarët në Lëvizjen Xhonturke (gjysma e dytë e korrikut-gusht 1908), Instituti i Historisë – Prishtinë, “Kosova” nr. 40, Prishtinë, 2015.
16. Bashkëpunimi i Isa Boletinit me krerët e trevave lindore gjatë kryengritjeve të viteve 1910-1912, në Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë, Instituti i Historisë-Tiranë & Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, Prishtinë, 2015.
17. Mizoritë e ushtrisë serbe në rajonin e Astrazubit më 1914, Instituti Albanologjik, “Gjurmime albanologjike” – seria e shkencave historike, nr. 45/2015, Prishtinë, 2015.
18. Qëndrimi serb e malazez ndaj shqiptarëve në Kosovë 1912-1915, në Reforma, nr.3/2016, Revistë Rajonale e Shkencave Shqoërore (ISSN:1800-9794 – print form), Gjilan: Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike, 2016.
19. “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet?”, udhërrëfyes për një shtet kombëtar shqiptar, 4th International Conference on Language and Literature (ULUSLARARASI DİL VE EDEBİYAT KONFERANSI), Proceedings Book (Bildiri Kitabı), “In memory of Sami Frasheri” (Şemseddin Sami Hatırasına), Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) Tirana/Albania, 2016.
20. Marrëveshja osmane-serbe e vitit 1914 dhe pozita e shqiptarëve, Kumatesat I (Kumtesat nga konferenca vjetore e shkencës ‘Java e Shkencës’ 2015), Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë – Departamenti i Shkencës dhe i Teknologjisë, Prishtinë, 2016.
21. Qëmtime historike dhe historiografike për karakterin dhe programin politik të Kuvendit të Prizrenit (qershor – korrik 1878), Shoqata për Kulturë dhe Art Tradita, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe çështja kombëtare sot (Përmbledhje e kumtesave dhe materialeve), Tetovë, 2016, f.107-141. Bashkautor me Mr. Naim Musliu.
22. Krimet e ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve të Preshevës dhe të Kumanovës më 1913, E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, nr.13, Sesioni i XIII shkencor “Populli shqiptar në rrjedhat e historisë dhe roli i personaliteteve nga Epoka e madhe e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut e deri në fund të shek. XX”, Shoqata “Trojet e Arbrit” – Prishtinë, Krujë, 14 gusht 2015, Prizren: 2016.
23. Qëndrimi i Austro-Hungarisë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918), Përmbledhje punimesh të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Marrëdhëniet e popullit shqiptar me Austro-Hungarinë (Austrinë), nga mesi i shek. XIX deri në ditët tona”, Shkup-Prishtinë: “Logos-A”, 2017.
24. Të dhëna statistikore mbi popullsinë e Vilajetit të Kosovës më 1902 sipas një dokumenti austro-hungarez të vitit 1916, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, “VJETAR” nr. 53, Prishtinë, 2017.
25. Qëndrimi i Austro-Hungarisë ndaj një projekti vizionar të Hasan Prishtinës më 1913, Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë, “Kosova” nr. 42, Prishtinë, 2017.
26. Drenica në Kryengritjet e viteve 1913-1914 dhe terrori serb ndaj shqiptarëve, Instituti Albanologjik, “Gjurmime albanologjike” – seria e shkencave historike, nr. 47/2017, Prishtinë, 2017.
27. National Movement in the District of Gjilani and the Destruction of Komiti’s Squad of Pasjan in 1907, Journal of the Association for Anglo-American Studies, International Journal Anglisticum (Literature, Linguistics & Interdisciplinary Studies), Volume 7, Number 5, May 2018, p-ISSN 1857-8179 e-ISSN 1857-8187, KV Impact Factor: 6.88, Tetova, Macedonia.
28. Qëndrimi i Idriz Seferit ndaj pushtimit serb e bullgar në Kosovë 1912-1918, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Idriz Seferi një jetë për Shqipëri (1847-1927), Punimet e Tribunës Shkencore kushtuar jetës dhe veprës së Idriz Seferit në 170 vjetorin e lindjes dhe 90 vjetorin e vdekjes, mbajtur në Gjilan, më 25 mars 2017, Gjilan, 2018.
29. Vështrime demografike, ekonomike dhe të komunikacionit në Kosovë gjatë gjysmës së parë të vitit 1914 (Politika shtetërore për serbizim), Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë, “KOSOVA” nr. 43, Prishtinë, 2018.
30. Mejtepi i Pogragjës (nga fundi i shek. XIX – 1912), Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Medreseja “Alaudin” e Prishtinës 65 vjet në shërbim të arsimit fetar dhe kombëtar, Përmbledhje kumtesash nga Sesioni Shkencor (Prishtinë, 17-19 maj 2017), Prishtinë, 2018.
31. Emigrimi i shqiptarëve nga Kosova në vitin 1914, sipas dokumenteve austro-hungareze, Albanologji 8, vëllimi II/2017, Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2018.
32. Platforma kombëtare e Kuvendit të Junikut në prag të Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912, “Studime albanologjike”, revistë e shkencave albanologjike, nr.19, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Shkup, 2019. Bashkautor me Mr. Naim Musliu.
33. Organizatat pararendëse të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” (1913-1916), Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë, “KOSOVA” nr. 44, Prishtinë, 2019.
34. Rëndësia historike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Jasharajt dhe Lufta Çlirimtare, Prishtinë: Instituti i Historisë – Prishtinë, 2019.
35. The Visit of Albanian Homage Delegation in Vienna (April 1917), Uluslararası Hakemli Tarih Araştırmaları Dergisi Tarih ve Gelecek Dergisi, Haziran 2020, Cilt 6, Sayı 2 – Journal of History and Future, June 2020, Volume 6, Issue 2, e-ISSN 2458-7672, Turkiye: 2020.
36. Portreti poliedrik i Idriz Gjilanit (1901-1949), në Mulla Idriz Gjilani – flakadan lirie (Grup autorësh), përgatitur nga Hajrush Redenica – Kika, Prishtinë: “Meshari”, 2020.
37. The Albanian Uprisings in Kosovo as an Alternative for Liberation from Serbo-Montenegrin Rule (1913-1914), Journal of Balkan Studies, volume 1/2021, Issue 1, Shkup: Association of Education and Thought “Fettah Efendi”, 2021.
38. Krimet serbe ndaj shqiptarëve në Anamoravë (1998-1999), “Kosova – rruga drejt lirisë” (Materiale nga Konferenca shkencore ndërkombëtare: “Kosova – rruga drejt lirisë”, organizuar me rastin e vitit jubilar, 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Prishtinë, më 11 qershor 2019), Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, 2020. Bashkautor me Mr. Naim Musliu.
39. Sinkroni e krimeve serbe në Moravë të Epërme (shtator-dhjetor 1913), Studime historike, Viti LXXIV (LVII), 1-2/2020, Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, 2020.

1. Roli i Hasan Prishtinës në Lëvizjen Kombëtare (1908-1912), Sesioni X-të SHKENCOR – Shoqata e intelektualëve mbarëshqiptarë “Trojet e Arbrit” – Prishtinë, Tema: Aspektet Qenësore të Shqipërisë Etnike në periudhën midis viteve 1878-1990, Kllokot (Viti), 26 nëntor 2011.
2. Hasan Prishtina sipas memoareve të disa bashkëkohësve, Konferenca Shkencore “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës”, organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITKSH), Shkup, 12, 13 dhe 14 tetor 2012.
3. Kuvendet shqiptare (1908-1912) dhe platformat e tyre, Konferenca Shkencore “Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas” organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës & Instituti i Historisë – Prishtinë, Prishtinë, 13-14 shtator 2012.
4. Lëvizja Kombëtare në rrethinën e Gjilanit dhe asgjësimi i çetës komite të Pasjanit më 1907, Simpozium Shkencor “Roli dhe kontributi i Gjilanit me rrethinë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare (1878-1912)”, organizuar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan, Gjilan, 31 tetor 2012. Është ideator, organizator dhe kryetar i Këshillit Organizues të këtij Simpoziumi Shkencor.
5. Bashkëpunimi i trevës së Anamoravës dhe Rrafshit të Dukagjinit në Kryengritjen e vitit 1912, Simpozium Shkencor “113 vjet Kuvendi i Pejës “Besa-Besë” – 100 vjet shtet shqiptar, organizuar nga Komuna e Pejës (Drejtoria e Kulturës), Pejë, 21 nëntor 2012.
6. Gjilani me rrethinë në Kryengritjen shqiptare të vitit 1912, Sesioni i XI-të Shkencor – Shoqata e Intelektualëve mbarshqiptarë “Trojet e Arbrit” – Prishtinë, Tema: Kosova dhe trojet tjera etnike 100 vjet në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar”, Prizren, 28 nëntor 2012.
7. Gjilani në Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912, Konferenca Vjetore “Java e Shkencës 2013”, organizuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, Prishtinë, 14-18 maj 2013.
8. Rëndësia historike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sesion për Zonën Operative të Karadakut në luftën e UÇK-së, organizuar nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Lidhjen e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan, 17 shtator 2013.
9. Çështja shqiptare në rrjedhat ballkanike (1912-1913), Konferenca Shkencore “Java e albanologjisë 4/2013”, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 21-23 tetor 2013.
10. Roli i Kuvendit të Junikut në Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912, Simpozium Shkencor “Deçani ndër shekuj”, organizuar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Deçan, 25 prill 2014.
11. Disa momente të bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve dhe fqinjëve (1908-1912), Konferenca e I-rë Shkencore Regjionale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi) me temë: “E drejta dhe kultura politike si faktor ndikues në ndërtimin e shtetit modern”, organizuar nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike (ISLD), Gjilan, 20 shtator 2014.
12. Bashkëpunimi i Mehmet Pashë Derrallës me krerët e kazasë së Gjilanit në Kryengritjen e vitit 1912, Konferenca Shkencore kombëtare “102 vjet shtet shqiptar e mëpastaj – Çështja shqiptare dhe Derrallajt”, organizuar nga Qendra për marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike – Republika e Maqedonisë, Tetovë, 06-07 dhjetor 2014.
13. Marrëveshja osmane-serbe e vitit 1914 dhe pozita e shqiptarëve, Konferenca Vjetore “Java e Shkencës 2015”, organizuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, Prishtinë, 12-15 maj 2015.
14. Bashkëpunimi i Isa Boletinit me krerët e trevave lindore gjatë kryengritjeve të viteve 1910-1912, Konferencë Shkencore “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, organizuar nga Instituti i Historisë – Prishtinë, Instituti i Historisë – Tiranë dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Prishtinë, 05.06.2015.
15. Qëmtime historike dhe historiografike për karakterin dhe programin politik të Kuvendit të Prizrenit (qershor-korrik 1878), Konferenca Shkencore “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe çështja kombëtare sot”, organizuar nga Shoqata për Kulturë dhe Art “TRADITA”, Tetovë, 10.06.2015.
16. Krimet e ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve të Preshevës dhe të Kumanovës më 1913, Sesioni i XIII Shkencor me titull: “Populli shqiptar në rrjedhat e historisë dhe roli i personaliteteve nga Epoka e Madhe e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut e deri në fund të shekullit XX”, organizuar nga Shoqata “Trojet e Arbrit” – Prishtinë, Krujë, 14 gusht 2015.
17. Mbledhja e Shkupit e vitit 1916 dhe kërkesat e saj, Seminarin IX Ndërkombëtar të Albanologjisë “Maqedonia një problem historik dhe aktual”, organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Tetovë, 02-03 shtator 2015.
18. “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë?”, udhërrëfyes për një shtet kombëtar shqiptar, UDEK, 4th International Conference on Language and Literature “In Memory of Sami Frashëri”, organizuar nga Shkolla e Lartë, Hëna e Plotë – Bedër, Universiteti i Elbasanit dhe Qendra e Studimeve Albanologjike, October, 28-29, 2015, Tirana/Albania.
19. Qëndrimi serb e malazez ndaj shqiptarëve në Kosovë 1912-1915, Konferenca e IV-të Shkencore Regjionale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi) me temë: “Ndryshimet në shoqëri përmes reformave, me theks të veçantë në arsim, drejtësi dhe ekonomi”, organizuar nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike (ISLD), Gjilan, 26 mars 2016.
20. Mizoritë serbe në Astrazub më 1914, Konferenca Vjetore “Java e Shkencës 2016”, organizuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, Prishtinë, 10, 11 dhe 12 maj 2016.
21. Qëndrimi i Austro-Hungarisë ndaj një projekti të Hasan Prishtinës (1913), Konferenca Shkencore Java e Albanologjisë, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 27 maj 2016.
22. Qëndrimi i Austro-Hungarisë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë Luftës së Parë Botërore 1914-1918, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare me titull: “Marrëdhëniet e popullit shqiptar me Austro-Hungarinë (Austrinë) nga shek. XIX e deri në ditët tona”, organizuar nga UBT, Universiteti “Kadri Zeka” – Gjilan, Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Filozofik, Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare – Shkup dhe Shtëpia Botuese “LOGOS-A”, Prishtinë, 09.09.2016.
23. Qëndrimi i Idriz Seferit ndaj pushtimit serb e bullgar në Kosovë 1912-1918, Tribuna Shkencore: “Idriz Seferi – një jetë për Shqipëri (1847-1927)”, organizuar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan, Gjilan, 25.03.2017.
24. Emigrimi i shqiptarëve nga Kosova në vitin 1914, sipas dokumenteve austro-hungareze, Java e Albanologjisë 8/2017, me titull: “Trojet iliro – shqiptare dhe lëvizjet e popullsisë”, organizuar nga Instituti Albanologjik, Prishtinë, 12 maj 2017.
25. Popullsia e Kosovës më 1919, sipas Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, Konferenca Vjetore “Java e Shkencës në Kosovë 2017”, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë, 16-19 maj 2017.
26. Mejtepi i Pogragjës (fundi i shek. XIX – 1912), Konferenca Shkencore “Medreseja “Alaudin” e Prishtinës – 65 vjet në shërbim të arsimit fetar dhe kombëtar”, organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë, 17-19 maj 2017.
27. Shotë Galica gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918), Sesion Shkencor me rastin e 90 vjetorit të vdekjes së heroinës Shotë Galica “Shotë Galica dhe Lëvizja Çlirimtare”, organizuar nga Instituti i Historisë – Prishtinë dhe Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, Vushtrri, 30 qershor 2017.
28. Shkrime disonante të gazetës “Rilindja” mbi rënien e Nuhi Berishës dhe Rexhep Malës në janar 1984, Tribunë Shkencore me rastin e 56 vjetorit të lindjes së Nuhi Berishës: “Nuhi Berisha – jeta dhe veprimtaria atdhetare në Lëvizjen Ilegale Shqiptare në Kosovë (1961-1984)”, organizuar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan, Gjilan, 30 shtator 2017.
29. Organizatat pararendëse të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” (1913-1916), Tryezë Shkencore me titull “Shekulli i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës (1918-2018)”, organizuar nga Instituti Albanologjik – Prishtinë dhe Instituti Kosovar për Studime Sociale Gnosis, Prishtinë, 21 mars 2018.
30. Terrori serb ndaj shqiptarëve në Drenicë gjatë viteve 1913-1914, Konferenca Vjetore “Java e Shkencës 2018”, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, Prishtinë, 15-18 maj 2018.
31. Programi i Kuvendit të Prizrenit në qershor-korrik 1878, Tribunë Shkencore kushtuar 140 Vjetorit të vrasjes së Mehmet Ali Pashë Maxharrit në Gjakovë, organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë, 8 shtator 2018.
32. Kosovo during the First World War (1914-1918), International Scientific Conference “From battle lines to point of reconciliation – Bitola 1918-2018”, organized by Austrian Military Museum & Музеј на Мировни и Безбедносно – Одбрањени Истражувања, Bitola, Republic of Macedonia, from 16th to 19th October 2018.
33. Vështrim mbi sentencat e Idriz Gjilanit për atdheun, kombin dhe luftën, Tryezë Shkencore kushtuar 70-vjetorit të martirizimit të Mulla Idriz Gjilanit, organizuar nga Komuna e Gjilanit dhe Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan, në kuadër të Manifestimit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, Gjilan, 19 janar 2019.
34. Peja dhe Rugova gjatë Luftës së Parë Botërore 1914-1918, Simpozium Shkencor “100-vjetori i masakrës së Malit të Zi dhe të Serbisë në Shtupeq dhe në katunde të tjera të Rugovës, më 1919”, i organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka” – Pejë dhe Klubi i Intelektualëve Universitarë të Rugovës – Prishtinë, Pejë, 14 shkurt 2019.
35. Krimet serbe dhe dëmet e luftës në Anamoravë, 1998-1999, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “Kosova – rruga drejt lirisë”, 20-vjetori i çlirimit të Kosovës, organizuar nga Instituti i Historisë – Prishtinë, Akademia e Studimeve Albanologjike – Tiranë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Prishtinë, 11.06.2019. Bashkautor me Mr. Naim Musliu.
36. Portret poliedrik i Idriz Gjilanit 1901-1949, Simpozium Shkencor “Mulla Idriz Gjilani me bashkëluftëtarë në mbrojtje të Shqipërisë etnike”, i organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan, Gjilan, 15 qershor 2019.
37. Pikëpamje psikohistorike mbi vrasjen e Sylë Zarbincës, Tribunë Shkencore “Sylë Zarbinca, martir i Shqipërisë etnike”, e organizuar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan, Gjilan, 26 korrik 2019.
38. Kosova në sfondin e marrëdhënieve austro-hungareze e bullgare 1915-1918, Konferencë Shkencore “Shqiptarët dhe ndërkombëtarët 1912-1926”, organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike – Instituti i Historisë & Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, Tiranë, 25 tetor 2019.
39. Vështrim kronologjik i pushtimit bullgar dhe austro-hungarez të Kosovës (tetor-dhjetor 1915), Konferenca Shkencore Java e Albanologjisë “Shqiptarët gjatë shekullit të XX”, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 27 tetor 2020.

Historia e Popullit Shqiptar (1878-1918), aspekte politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore-arsimore

GJUHËT E HUAJA:

Ka nivel të mirë njohurish nga gjuha angleze dhe njohuri elementare të gjuhës serbo-kroate.